< Na ishte njëherë, një SHKA ''Avni Rrustemi '',e fshatit Bllacë - Kulturë - Kosova Sot
Na ishte njėherė, njė SHKA

Na ishte njėherė, njė SHKA ''Avni Rrustemi '',e fshatit Bllacė

Shkruan: RAGIP GURAZIU

Në vitin 1971, si në shumë vende të tjera në komunën e Therandës- ish Suhareka,por edhe në Kosovë,që kishte shoqëri të ndryshme kulturore.në fshatin Bllacë të komunës së THerandës u krijua SHKA ''Avni Rrustem''. Aktivistët e parë të kësaj SHKA-je kulturore ishin; Milaim Lumi, Adem Derguti,  Fetah Suka, Muhamet Bekteshi,Faik Guraziu etj...  Me grupin e dramës të kësaj SHKA-je  punuan Milaim Lumi, dhe Fetah Suka. Në atë kohë,Milaim Lumi bahkë me arsimtarët përegaditën dramën'' Fosilet'',dramë e cila u  vlerësu. Ndërsa Fetah Suka me të rinj të ndryshëm përgaditën disa drama si; ''Pas vdekjes'', ''Fosilet'', ''Ushtari i mirë Shvajk'', ''Sikur të isha djalë'' etj. Ndërsa më të angazhuarit në grupin e folklorit ishin; Faik Guraziu,Muhamet Bekteshi,Adem Derguti,etj. Ndryshe veç  rapsodëve që përmendet si ''Rizah Bllaca,Nez Tafa të njohur në kohë më të hershme,pas krijimit të kësaj SHKA-je,u evidentuan rapsodë të tillë të rinj si; Ismet Zekolli, Rexhep Lumi,Ruzhdie Hoxha,Sala Bekteshi, Faik Guraziu,Zenel Zekolli,përparim Pirku,Florie Pirku,tani,pak më vonë Enver Lezi,Fehmi Guraziu, Hysen Fangu, Xhavit Lezi Shemsie Zekolli-Gashi etj...

 

Për të gjitha këto tani vie edhe shpërblimi

 

Për aktivitetin e treguar dhe për rezultatet e arritura amatorëve të këtij fshati në ato kohë,me 17 02. 1981 Konferenca Komunale e LRS të Suharekës ua nda edhe  plaketën e Konferencës të cilën deri më tash e fituan vetëm të rinjtë e Bllacës,dhe në mungesën e kryetarit të SHKA ''Avni Rrustemi'',plakata iu dorzua autorit të këtij shkrimi pasi ishte edhe anëtar i stafit të bulteni,rendit në sallë ku mbahej festivali dhe përgjegjës kryesor i gjithë festivalit,që tani kjo plaketë ka zë vend në koridoret e Shkolles Fillore Ramë Bllaca në Bllacë.

Pse këtë shkrim ....

 

Sepse, nga kjo SHKA '' Avni Rrustemi'',fshatit Bllacë të Komunës së Suharekës,kanë dalë rapsot e solistë të zhëndrrave të ndryshëm të musikës,popullore e asj folklorike që edhe sot i shofim nëpër ekranin televiziv dhe koncerteve të ndryshme në vend dhe jasht vendit,siç janë; Sala Bekteshi, Zenel Zekolli, Shemsie Zekolli-Gashi,Perparim Pirku, Xhavit Lezi,Enver Lezi, Fehmi Guraziu e Hysen Fangu, ishin para këtyre,Rexhep Lumi,tani është pensionuar nga kënga dhe i ndjeri,Ismet Zekolli që ka vite që është ndarë nga kjo jetë.

Ndryshe,rapsodi kombëtarë,Rizah Bllaca, Nez Tafa,por edhe Xhemshir Guraziu,ortaku i Rizah Bllacës, kanë kënduar si duet,ma shpesh zhëndrrin e asaj kohe që quhej ''Malsorçe'',preferohej nëpër dasma por,XHemshiri,kur i mbushi 20 vjet la këtë profesion dhe ju përfesh punës pë ekzistencë pasi si dhjetvjeçar,ishte mbajsi i familjes,pasi i ati i tij kishte ndrruar jetë.

 

Ndryshe,me okupimin e Kosovës,pushtetmbajtësit serbë ia aritën që si kudo në Republikën  Kosovës,edhe në Komunën e THerandës u ndërprejnë dhe  ngulfatin çdo frymarrje kulturore.U shpërtallua BVI-ja e Kulturës,punëtorët e së cilës u hodhën në rrugë,mjetet u uzurpuan,SHtëpia e Kulturës pothuaj se u vu nën dry.

 

Dhe kjo ndikoi në disa fshatrat të Komunës së THerandës,të shuhet disa SHKA-më me nami siç ishte edhe SHKA e fshatit Bllacë,''Avni Rrustemi''?!

 

Sepse, nga kjo SHKA '' Avni Rrustemi'',fshatit Bllacë të Komunës së Suharekës,kanë dalë rapsot e solistë të zhëndrrave të ndryshëm të musikës,popullore e asj folklorike që edhe sot i shofim nëpër ekranin televiziv dhe koncerteve të ndryshme në vend dhe jasht vendit,siç janë; Sala Bekteshi, Zenel Zekolli, Shemsie Zekolli-Gashi,Perparim Pirku, Xhavit Lezi,Enver Lezi, Fehmi Guraziu e Hysen Fangu, ishin para këtyre,Rexhep Lumi,tani është pensionuar nga kënga dhe i ndjeri,Ismet Zekolli që ka vite që është ndarë nga kjo jetë.

Ndryshe bllacianët mbajnë në vete vlerat më të çmuara të muzikës folklorike nëpërmes Rapsodit kombëtarë,siç e ka quajtur në dy vëllimete tij, Sadri Fetiu, Risah Bllaca,botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Kulturës Po pullore i Tiranës.

 

''Rizah Bllaca la pas vetes mbi njëzet mijë vargje rapsodike''

 

''Duhesh të jesh talent i rrallë poetik në rangun homerik,që t'i dish e t'i këndosh më shumë se njëzet mijë vargje pa ditur shkrim dhe lexim'', përcakton dr. Sadri Fetiu,tek shprehet për Rizah Bllacën.

''Janë pikërishtë këto vlera të krijimtarisë së rapsodit Risah Bllaca,që e kanë bërë objekt të rëndësishëm të punës së tyre Institutin Abanologjik dhe Institutin e Kulturës Popullore të Tiranës.

 

GJithë krijimtaria e Rizah Bllacës është e mbledhur dhe e sistemuar,por edhe është e studiuar.Janë të shumtë autorët me emër të shkencës shqiptare që janë marrë me evidentimin e vlerave të krijimtarisë së Rizah Bllacës,si prof,Anton ÇETTA, entomuzikologëe Bahtir Sheholli,dr.Rexhep Munishi,dr. Rrustem Berisha,dr.Enver Mehmeti,dr. Mehmet Rukiqi,mr. Shyqeri Galica, Rexhep Rifati,si dhe regjistruesi i oposionuar Adem Berovci,që me shpirt e pasion të veçantë regjistroi me magnetofon këngët e Rizah Bllacës. Siç pohojnë studiusit e krijimtarisë së tij,Riza Bllaca nuk proferonte  të këndonte këngë trimërie që i trajtonin temën e hakmarrjes dhe hasmërive. Çdo këngë e tij ishte ftesë për paqë e harmoni pajtim mes shqiptarëve.Ai nuk kishte qejf të këndonte këngën për hitorinë e Luftës së dytë botërore,pasi plagët e tragjedisë së asaj lufte duhej shekuj që të shërohen,por herë herë nuk mundet pa kënduar se në atë luftë më së shumti pësuan shqiptarët si deri më tash. Sadri Fetiu.. në librat e tij..

Kjo do ishte arsyeja që fashati Bllacë,i komunës së THerandës i cili është një ndër fshatrat e kësaj komuna si më i madhi dhe më i arsimuarime një popullatë që mban kulturën dhe vlerat e veta,pa ekzistuar një SHKA-së paku në nderim të rapsodit kombëtarë Rizah Bllaca.

 

Autori është gazetar-analist i pavarur.

(Kosova Sot)

3 orë e 7 minuta më parë