Portreti biografik i Dickensit

  • 30 October 2017 - 20:51
Portreti biografik i Dickensit

L ibri klasik i shkrimtarit të njohur, Charles Dickens, me titull "A Christmas Carol" me këtë film fiton një rrëfim të origjinës, i cili rëndom rezervohet për superheronjtë. Filmi i regjisorit Bharat Nalluri, i zhanrit komedi/dramë, dëshiron ta ketë tortën e tij të Kërshëndellave dhe ta hajë atë, duke tentuar që të jetë, si një portret biografik i Dickensit, por në të njëjtën kohë edhe një version kreativ i rrëfimit shpesh të dramatizuar. Nuk arrin sukses të plotë në asnjërin prej këtyre dy rrafsheve, por ofron momente të këndshme të stilit "Masterpiece Theater", sa për t'i ndezur anglofilët dhe ata të cilët nuk mund të ngopen me Ebenezer Scrooge-n.

Dickens kishte vështirësi të mëdha financiareDan Stevens luan rolin e Dickens-it dhe, nëse ky rol në fillim duket jo adekuat, nuk duhet harruar që shkrimtari kishte vetëm 31 vjet kur shkroi këtë vepër klasike festive. Sikur që thotë filmi, i bazuar te libri i shkruar nga Les Standiford, Dickens kishte vështirësi të mëdha financiare, pasi që tri vepra të tij të njëpasnjëshme kishin dështuar. Kur atij i lind ideja që ta shkruajë librin që më pas do ta merrte titullin "A Christmas Carol", botuesi i tij refuzon që të përzihet. Kërshëndellat janë vetëm një 'festë e vogël', thoshte botuesi. I ballafaquar me një afat të shkurtër kohor, meqë Kërshëndellat ishin duke u afruar, Dickens e shkroi librin për vetëm gjashtë javë dhe e boton vet. Pjesa tjetër, thonë, është histori. Momentet më të rëndë- sishme të filmit janë ato të fillimit, kur Dickens has në njerëz të ndryshëm, të cilët e frymëzojnë për personazhet e tij kryesore. Një biznesmen i pashpirt i thotë se të varfrit duhet të nguten, që të vdesin sa më parë, në mënyrë që 'ta zvogëlojnë numrin e tepërt të popullsisë', derisa personazhi Timi i vockël duket të jetë bazuar te nipi i vogël, i sëmurë, i shkrimtarit.

Filmi ka momente të këndshme

Jeta familjare e Dickensit paraqitet gjerë- sisht, duke përfshirë edhe raportet e tij me gruan Kate (Morfydd Clark), me të atin zemërmirë, por të papërgjegjshëm John (Jonathan Pryce) dhe me një shërbëtore të re, Tara (Anna Murphy), e cila i bën përshtypje shkrimtarit me përrallat që ajo ua tregon fëmijëve të tij, në mbrëmje. Në disa momente të filmit, Dickens më shumë duket si skizofren, sesa si krijues artistik. Por, përkundër të gjithave, ky film përmban momente të këndshme, sikur që është paraqitja e Londrës Viktoriane, psh. Rolet kryesore në këtë film i luajnë:Dan Stevens, Christopher Plummer, Jonathan Pryce, Justin Edwards, Morfydd Clark, Donald Sumper, Miles Jupp, Simon Callow, Miriam Margolyes, Ian McNeice, Bill Paterson; regjinë e ka bërë Bharat Nalluri, derisa skenarin e ka shkruar Susan Coyne.

(Kosova Sot)