Detaje të rëndësishme për jetën e Dickens-it

  • 01 November 2017 - 19:26
Detaje të rëndësishme për jetën e Dickens-it

Nga të gjitha librat që i ka shkruar Charles Dickens, asnjë prej tyre nuk ka qenë më i përfshirë në ekran se sa "A Christmas Carol", libër ky i cili në ekran ka sjellë shumë yje, si: Albert Finney, Bill Murray, Jim Carrey, Mickey Mouse dhe "Muppets". Para se të vjen klasiku, edhe njëherë vjen "The Man Who Invented Christmas" që fokusohet në vetë Dickens-in, derisa aktori Christopher Plummer aktron Ebenezer Scrooge në këtë proces.

Detaje të rëndësishme për jetën e autorit

 Ishte viti 1843, kohë kur Dickens (aktruar këtu nga ylli i "Downton Abbey", e kishte shijuar suksesin. Jo vetëm se në mënyrë të pashpresë, Dickens kishte nevojë për një hit, por nëse titulli i filmit është i çuditshëm, atëherë është për t'i besuar. Kërshëndellat vetvetiu ishin në ngushtica të ngjashme, duke qenë pak më shumë se një arsyetim i dhimbshëm për shpirtrat e përkushtuar për të marrë një ditë të lirë nga puna. Përmes librit, skenaristja Susan Coyne e merr këtë mundësi për të zbuluar disa detaje të rëndësishme për jetën e autorit, i cili gjatë procesit ka sjellë librin "A Christmas Carol".

Gruaja e lumtur dhe e buzëqeshur

Në dorëshkrimin përfundimtar, Scrooge është vizituar nga tre shpirtra, një pajisje mënyrë kjo përmes së cilës Dickens vetvetiu pohon ta ketë arritur frymëzimin. Ekziston edhe gruaja e tij e lumtur dhe e buzëqeshur Catherine (Morfydd Clark), e cila gjatë asaj kohe është shtatzënë me fëmijën e tyre të pestë, të atin e tij që nuk është aspak i përgjegjshëm, së paku financiarisht, John (Jonathan Pryce), i cili edhe i ka shkaktuar traumat djalit të tij derisa rishtazi vjen edhe amvisja nga Irlanda Tara (Anna Murphy). Regjisori i filmit Bharat Nalluri përshkruan secilën nga këto figura, e edhe shumë të tjera, sikur të ishin të përfshirë vetëm ë një prej librave të Dickens-it.

Prezantimi i filmit: 'The Man Who Invented Christmas'

 Kohëzgjatja: 104 minuta.

Producentë: Robert Mickelson, Ian Sharples, Susan Mullen, Niv Fichman, Vadim Jean.

 Producentë ekzekutivë: Paula Mazur, Mitchell Kaplan, Andrew Karpen, Laurie May.

Regjia: Bharat Nalluri.

Skenari: Susan Coyne

Muzika: Mychael Danna.

Rolet kryesore: Dan Stevens, Christopher Plummer, Jonathan Pryce, Justin Edwards, Morfydd Clark, Donald Sumpter, Miles Jupp, Simon Callow, Miriam Margolyes, Ian McNeice, Bill Paterson, Anna Murphy.

(Kosova Sot)