Pse Hollivudi nuk e angazhon më aktorin Hugh Grant

  • 02 November 2017 - 16:45
Pse Hollivudi nuk e angazhon më aktorin Hugh Grant

Për rreth një dekadë, Hugh Grant shihej kudo. Ky britanik sharmant ishte princi i komedive romantike dhe praktikisht i paevitueshëm në filma. Se çka ndodhi, e ai sikur humbi në tërësi.

Skandali seksual

Në kohën para se incizimet seksuale mund ta bënin dikë të suksesshëm dhe të famshëm, skandalet seksuale ishin, skandaloze dhe, Hugh Grant ishte përfshirë në një skandal të tillë. Në vitin 1995, aktori i preferuar ishte kritikuar për shkak të seksit me prostitutën të quajtur Divine Brown, në veturën e tij. Asokohe, ai ishte në lidhje me aktoren Elizabeth Hurley. Grant e pranoi këtë gabim publikisht, duke i kërkuar falje Hurley-t dhe fansave të tij.

Ua ka thënë lamtumirën komedive romantike

Tregu i komedive romantike ka filluar që të shuhet gjatë viteve të fundit, kështu që as tentimet e Grantit viteve të fundit në këtë zhanër nuk kanë qenë të suksesshëm. Filmi "Did You Hear About The Morgans?" (2009) ishte një dështim i madh, duke fituar vetëm gjysmën e buxhetit prej 58 milionë dollarësh.

Ka dështuar edhe në zhanret e tjera

Filmi "Cloud Atlas" (2012) kishte ambicie tepër të mëdha, meqë kishte angazhuar emra të mëdhenj, si Tom Hanks, Halle Berry, Susan Sarandon, dhe Hugh Grant, me një buxhet prej 102 milionë dollarësh. Fatkeqësisht, ky film fitoi vetëm rreth 27 milionë dollarë nga shitja e biletave. Dështim ishte edhe filmi "The Man From U.N.C.L.E." (2015) kushtoi 75 milionë dollarë për t'u bërë, por fitoi vetëm 45 milionë në 'box office'. Edhe pse këto dështime nuk mund të thuhet se ishin faj ekskluziv i Grantit, regjisorët i mbajtën mend ata dhe i lidhën me emrin e Grantit, duke e evituar atë.

Është nazeli rreth projekteve

Meqë deri më tani është rrasë me para, Grant mund t'ia lejojë vetes që të bëjë naze rreth projekteve që i pranon. Në një intervistë, ai ka thënë se, edhe kur pranon role, këtë e bën me disa kushte.

Fabrikë e fëmijëve

 Grant ka pasur katër fëmijë 'të dashurisë' gjatë katër viteve të fundit. Në një moment, dy dashnore të tij ishin shtatzëna me të, në të njëjtën kohë. Dy fëmijë i ka me producenten televizive suedeze, Anna Eberstein, e dy të tjerë me kamerieren Tinglan Hong.

(Kosova Sot)