Grace Kelly, nga një fëmijë i keqtrajtuar deri te majat e Hollivudit

  • 03 November 2017 - 23:02
Grace Kelly, nga një fëmijë i keqtrajtuar deri te majat e Hollivudit

MARTESË ME PRINCIN RAINIER TË MONAKOS

Frikën e kishte hequr në shkollë, në moshën 16-vjeçare, duke aktruar për shkollën

Karizmi i saj dhe talenti ishin ndjekur me një fëmijëri të vrazhdë, me një nënë abuzuese, një baba të mërzitshëm antisemitist dhe një motër që në vazhdimësi e kishte rrahur. Të gjitha këto janë prezantuar në librin e ri "Grace Kelly: Hollywood Dream Girl", nga Jay Jorgensen dhe Manoah Bowman, Dey Street, që vjen me vulën e publikuesve "William Morrow"

Bukuroshja biondinë nga Filadelfia, Pensnilvani, Grace Kelly erdhi në Hollivud në vitin 1950, si aktore që kërkonte më shumë sofistikim dhe famë, madje shumë më shumë se aktoret e tjera të asaj kohe. Por, karizmi i saj dhe talenti ishin ndjekur me një fëmijëri të vrazhdë me një nënë abuzuese, një baba të mërzitshëm anti-semitist dhe një motër që në vazhdimësi e kishte rrahur. Të gjitha këto janë prezantuar në librin e ri,"Grace Kelly: Hollywood Dream Girl", nga Jay Jorgensen dhe Manoah Bowman, Dey Street, që vjen me vulën e publikuesve "William Morrow". Kelly, një legjendë nga Hollivudi, kishte fjetur me shumë nga yjet e tjerë dhe kishte rënë në dashuri me shumë, përfshirë këtu aktorin nga filmi 'The King of Hollywood', Clark Gable. Por bashkëshorti i saj, Princi Rainier i Monakos ishte ndryshe se sa secila loçkë e saj nga Hollivudi. Kur ajo kishte pranuar propozimin e saj për t'u martuar, miku i saj i ngushtë dhe disenjatori i modës Oleg Cassini i kishte thënë: 'Një nga arsyet që po të besoj se po martohesh me këtë burrë është sepse kjo është skripta më e mirë që e ke pranuar ndonjëherë në jetën tënde. Do të jesh një yll për vitet që po vijnë'.

Babai, një biznesmen i pasur

Miku i Grace, Judith Balaban Quine, gjërat i kishte parë më ndryshe. 'Ai ishte princi në kalë të bardhë dhe se ai do ta shpëtonte nga e gjithë kjo. Ai me gjasë nuk e dinte se çfarë po merrte nga ajo që e kishte bërë personi që i kishte dashur. As këtë ajo nuk e dinte' ishte cituar ajo njëherë. 'Grace e kishte kuptuar se kurrë më nuk do të mund të aktronte, që ishte diçka që e kishte dashur më shumë se gjithçka tjetër në jetë' citohet të ketë thënë aktorja dhe mikja e saj, Rita Gam. Bukuroshja nga Hollivudi kishte lindur në vitin 1929 në një familje të pasur. I ati i saj, John B. Kelly, kishte pasuri të madhe me biznesin e tij në Filadelfia dhe kishte fituar medaljen e artë për hedhjen e purtekit në Olimpiadën e vitit 1920 në Belgjikë. Rrallëherë ishte në shtëpi, pasi që ishte i zënë me punën e tij, golfin dh politikën por se kurrë nuk kishte realizuar statusin e 'Linjës Kryesore' për familjet e Filadelfisë. E gjithë kjo e kishte shndërruar atë në një katoil irlandez të pasur dhe që ishte edhe më shumë i përkushtuar për sukses dhe për ta dëshmuar pasurinë e tij. Ai ishte zgjedhur në Këshillin e Qytetit të Filadelfisë, duke u bërë një nga bijtë e preferuar të qytetit. Kur fëmija më i ri, Elizabeth, 'Lizanne', kishte lindur, Grace kishte pranuar se më nuk ishte e reja e shtëpisë dhe nuk ishte më në qendër të vëmendjes. Lizanne kishte rrëfyer se kishte bërë të gjitha që motrën e saj ta largonte nga rruga në mënyrë që të jetë bija e zgjedhur. E kam rrahur - po, vërtetë e kam rrahur! Isha motra shejtane që jetën ia kishte bërë të mjerë, sidomos nëse ishte me të dashurit e saj' thotë ajo. I ati i saj ishte i përqendruar te Peggy, motrën e vjetër të Grace dhe nuk i kishte kushtuar fare vëmendje asaj. 

Grace kishte ëndërr aktrimin

Por, Margaret Kelly kishte besuar në dënimet e mënyrës së vjetër. 'Sot, Margaret Kelly do të ishte arrestuar për abuzim me fëmijët', ka rrëfyer Lizanne. 'Ne gjithmonë kemi garuar për gjithçka - kemi garuar për dashuri' kujton Grace. Ajo nuk kishte fituar në atletikë, por ishte përqendruar në teatër, duke ndjekur hapat e tetos Aunt Grace dhe axhës së saj, Walter Kelly. Axhi i saj, George Kelly, ishte aktor i shndërruar në shkrimtar dhe kishte fituar "Pulitzer Prize" në vitin 1926. Grace kishte ëndërr aktrimin, por nuk ishte një bukuroshe e re. Vuante nga mbipesha, mbante syze, nuk ishte e sigurt dhe kishte një zë të hollë, duke folur nënhundë pasi kishte probleme me sinuset. Frikën e kishte hequr në shkollë në moshën 16 vjeçe duke aktruar për shkollën. Kishte filluar të dilte me një aktor, Johnny Miles, pastaj shokun e klasës, Herbie Millere, më pas ishte edhe me Don Richardson. Këtë aferë e kishte mbajtur të fshehtë, sepse Richardson ishte i martuar. John Kelly kishte zbuluar anti-semitizmin e tij derisa e gjithë familja kishte shpërthyer në të qeshura kur Richardson ju kishte thënë se një ditë Grace do të bëhej një yll i rëndësishëm kinemaje. I ati i saj i kishte ofruar Richardson-it një "Jaguar" për t'i dhënë fund lidhjes me të bijën. Grace kishte performaur në më shumë se 60 drama para se t'i ofrohej roli i parë në film. Roli i dytë ishte nga zyra e Stanley Kramer në Los Anxhelos, të paraqitet përkrah Gary Cooper në "High Noon". Më pas ishte kthyer në Nju Jork për ta studiuar aktrimin. 

(Kosova Sot)