KREATIVITETI REZONUES I AKTEVE NË PIKTURËN E ALBANA EJUPIT

  • 04 November 2017 - 14:13
KREATIVITETI REZONUES I AKTEVE NË PIKTURËN E ALBANA EJUPIT

IMAZHET E FIKSUARA DHE NDJESIMI KONKRETIZUES

Piktorja me vijë të qartë e përkufizon aktin apo siluetën

SHKRUAN: MR. BISLIM ALIU

Albana Ejupi është krijuese e re, e cila premton shumë, me vetëdije e zgjodhi rrugën e vështirë në shpërfaqjen e akteve dhe të siluetave. E zgjodhi aktin e femrës dhe dashurinë e madhe që ka ndaj saj. Megjithatë, ajo ia doli që të jetë korrekte, e sinqertë dhe tejet konkretizuese në shpërfaqjen e këtij lëmi të vështirë. Këmbëngulësia e saj për ta realizuar sa më mirë këtë lëmi, treguan qartas veprat e saj të ekspozuara në këtë ekspozitë individuale, e cila ishte sa ndjesore e sensitive, aq edhe konkretizuese e përmbajtësore.

Pa dyshim, kreativiteti i çdo krijuesi paraqet shpërfaqjen dhe interesimet e veta shpirtërore, të cilat me ndjenjen e lartë idealizuese i paraqet në veprat artistike. Këto interesime shpirtërore, varg e vijë, ia mundësojnë krijuesit, që të jetë rrëfimtar i denjë, sensitiv, ndjesor e përmbajtësor. Ndaj, kjo shpërfaqje ndjesore e dallon secilin krijues veç e veç, meqë interesimet e krijuesve dallojnë në mes vete, për konkretizimin dhe për sensualen që paraqet secili krijues në veprën artistike. Zaten, kjo shpërfaqje në imazhet e fiksuara dhe ky ndjesim konkretizues u vërejt dendur në veprat e Albana Ejupit, e cila para do ditësh, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, e organizoi ekspozitën individuale (e treta me radhë) me tërësinë; "Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash". Kjo ekspozitë individuale, e piktores së re dhe shumë premtuese Albana Ejupi, gjithsesi paraqet një punë korrekte, vetë- mohuese dhe këmbëngulëse, drejt një kreativiteti solid, me shpërfaqje të lartë ndjesore dhe tejet idealizuese. Të 12 pikturat e prezantuara, të formatit të madh janë një dëshmi reale, të një kreacioni idilik, të një fryme të re dhe tejet shpresëdhënëse. Zaten, piktorja Ejupi (1994) është një emër që premton shumë në artet tona pamore. Ajo me pedanteri ravijëzuese ia hapi udhën vetës, që të bëhet një piktore e zellshme, me një idealizëm të mirëfilltë dhe me shpërfaqje përmbajtësore. Pa dyshim, shpërfaqja dhe kreativiteti i saj në pikturë, gjithnjë e ka tendencën e një gjurmimi , drejt labirinteve të larta kërkimore. Në këtë kërkim, piktorja e zellshme Ejupi, e zgjodhi me kënaqësi shpërfaqjen e akteve dhe të siluetave, të cilën piktorja me intimen më të lartë përpiqet t'i realizojë këtë dashuri idilike që piktorja e ka në shpirtëroren e vet.

VIZATIMI LINEAR DHE KONKRETIZIMI I TIJ NË FORMËSIMIN E FIGURËS

Pa dyshim , Albana Ejupi, krijuese e re dhe e talentuar, me vetëdije e zgjodhi rrugën e vështirë, në shpërfaqjen e akteve dhe të siluetave. E zgjodhi aktin e femrës dhe dashurinë e madhe që ka ndaj saj. Megjithatë, ajo ia doli, që të jetë korrekte, e sinqertë dhe tejet konkretizuese në shpërfaqjen e këtij lëmi tejet të vështirë. Këmbëngulësia e saj, për ta realizuar sa më mirë këtë lëmi, treguan qartas veprat e saj të ekspozuara, në këtë ekspozitë individuale, që ishte sa ndjesore e sensitive, aq edhe konkretizuese e përmbajtësore. Piktorja Ejupi, me një vizatim linear, përpiqet të jetë sa më konkrete në paraqitjen e këtyre akteve dhe të siluetave. Megjithatë, ajo ndonjëherë, në disa vepra, këtë vizatim e përdor edhe në formë kroki. E njeh bukur vizatimin dhe shpërfaqet me ndjesim të lartë, në konkretizimin e akteve dhe të siluetave, që me kërshëri përfaqësohen edhe si akte. Albana Ejupi, krijuese e re dhe e talentuar, që ka një afinitet dhe dashuri të madhe për artet pamore, në veprat e shtjelluara, përherë i shpërfaq ndjenjat dhe emocionet e veta, në konkretizimin sa më real në aktet e saja të preferuara. Ajo këtë dashuri, gjithnjë e sintetizon dhe e realizon, me një kërshëri të lartë të ndjesimit shpirtëror e përmbajtësor. Zaten, këtë ndjesim të lartë dhe këtë origjinalitet sensitive, piktorja e shpërfaq bukur, sidomos në veprën "Pa titull I" 92017), kur shihet qartas një femër e shtrirë, duke soditur, duke soditur larg në thellësi apo duke menduar, për dashurinë e madhe që ka për burrin, fëmijët apo, ndoshta për shoqet e saj të fëmijërisë… Ajo këtë vështrim soditjeje e realizon me idealizëm edhe në veprën " Të kthyer në kujtime" ), ku shihen dy akte, njeri i ulur dhe tjetri i shtrirë, të paraqitura me një saktësi vizatimore, por gjithnjë në mendime. Zaten këto dy kompozime, sikur u japin një dinamikë shprehëse këtyre akteve konkretizuese. Megjithatë, këtë dinamikë emocionale dhe shpresëdhënëse, por edhe këtë kompozicion të lartë konkretizues, e vërejmë, ku më shumë e ku më pak, edhe në veprat e tjera, si: " Ta lësh botën anash " (2017), " Pa titull III" dhe në " Pa titull IV" (2017).

INTIMITETI I SHPËRFAQJES NË AKTET IDEALIZUESE

S'do mend se piktorja Albana Ejupi, ku më pak e ku më shumë, në veprat e saj hetohet qartas intimiteti i saj në shpërfaqjen idealizuese; akte, silueta apo edhe në kroki. Piktorja me vijë të qartë e përkufizon aktin apo siluetën. Ndonjëherë, edhe këtë përkufizim anë- sor, në formë kroki, e jep brendinë e akteve, të cilat me kërshëri të shtuar i materializon aktet dhe siluetat e brendisë. Piktorja Ejupi ka një sens të veçantë edhe për ngjyrë. Atë e përdorë, si një materializim, jo në tërë sipërfaqen e veprës, por më tepër në vendet e preferuara që i konkretizon piktorja. Dhe, me këtë konkretizim, ajo e cakton esencën dhe domethënien e veprës. Ndaj, me këtë kuptim, ajo këtë materializim, e vazhdon dhe e vazhdon gati në secilën vepër! Pa mëdyshje, ekspozita individuale e Albana Ejupit, e organizuar në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, me tërësinë; "Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash", u mirëprit bukur nga artdashësit e shumtë. Ajo ishte një ngjarje e veçantë artistike dhe estetike. Dhe, njëherësh, kjo krijuese e re dhe e talentuar, me veprat e ekspozuara, treguan dendur shpërfaqjen shpresëdhënëse, të piktores idealizuese, sensitive dhe tejet përmbajtësore. 

(Kosova Sot)