Vrasësi që u kthye NGA TË VDEKURIT

  • 06 November 2017 - 17:05
Vrasësi që u kthye NGA TË VDEKURIT

Profesionisti Brian Smrz ka bërë regjinë për aktorin Ethan Hawke duke e sjellë atë në rolin e një vrasësit në filmin e zhanrit aksion. Me djaloshin e qytetit që punon shumë Ethan Hawke në rolin kryesor, është shumë e lehtë për ta dalluar faktin se përse "Austin Film Festival" do ta fuste filmin e Brian Smrz të titulluar "24 Hours to Live" në linjën e vet të lartë. Ngjarjet që për një kohë të gjatë fokusohen në artin e shkrimit të skenarit e bën "AFF" një përshtatje jo të lehtë për filmin aksion derisa skripti i pazhvilluar ka qenë jo gjithmonë midis virtyteve të tyre.

Kontraktori me pagesë

 Fokusimi në një vrasës që është kthyer nga të vdekurit i kanë mbetur vetëm edhe 24 orë për ta shpëtuar atë nga ish- objektivi i tij, është fotografia që shfaqet si reklamë dhe apel që sillet më së miri në territoret ku nuk flitet anglishtja. Në këto brigje, aktori i njohur Hawke sjell personazhin e Travis Conrad, një ushtar të cilin "Uncle Sam" e kishte lënë për kontraktor me pagesa të larta ushtarake të quajtur "Red Mountain". Për të holla, ishte pritur që Conrad moralin ta linte prapa derës, që të bëhej një vrasës me pagesë për të shpëtuar interesat e korporatës më shumë se secili objektiv tjetër ushtarak. Conrad ishte "në zbrazëtirë" për një kohë, duke mbajtur si për humbjen e bashkëshortes së tij dhe djalit të tij, kur një mik i vjetër dhe koleg po ashtu Jim Morrow (Paul Anderson) vjen për ta rekrutuar nga një detyrë tjetër. "Ata e duan më të mirin", shpjegon Morrow, një linjë që e hasin te 90 për qind e vrasësve.

Rruga për në Afrikën e Jugut

I janë ofruar një milion në ditë për ta mbushur zbrazëtinë e tij. Conrad flet me Morrow. Conrad më pas dërgohet në Afrikën e Jugut për ta vrarë një njeri që po bëhej gati për të dëshmuar për masakrimin e civilëve të bërë nga "Red Mountain". Ky dëshmitar kishte qenë mirë i fshehur nga agjenti i Interpolit me bazë në Hong -Kong, bëhet fjalë për Lin Bisset (Xu Qin), kështu që Conrad e josh atë, porse midis aktorëve në fakt nuk ndodh ndonjë kimi i vërtetë. Gjërat e dërgojnë atë krejt në jug në ditën vijuese, dhe Conrad mbetet i vdekur para se t'i përdorë të gjitha informatat e tij për ta vrarë dëshmitarin. Por, kur ai zgjohet - i ringjallur nga shkencëtarët që punojnë për "Red Mountain", që shpikja e tyre e re nuk është "procedurë" e ringjalljes, por "punë" për t'ia ofruar atij vetëdijen për t'i treguar qartë shefit se ku është dëshmitari. Pasi efektet e "Procedurës" do të fillojnë t'i degradojnë aftësitë e tij dhe, nëse trupi i tij nuk ndahet përgjysmë, një pajisje në jetën e tij false do ta vrasë atë brenda 24 orëve.

Ndjenja e fajit

Faktin se pse shkencëtarët u desh ta vendosin një dritë 'LED" në dorën e Conrad-it, është diçka që vetëm skenaristët mund ta shpjegojnë. Derisa i kthehen halucinacionet e djalit të tij të vdekur dhe ndjenja e fajit për këtë ndodhi, Conrad vendos që të bashkëpunojë me Bisset dhe ta marrin dëshmitarin nën mbrojtje, për ta shkatërruar "Red Mountain". Pronari i fortë i kompanisë (që e kemi parë te "Game of Thrones", bëhet fjalë për Liam Cunningham) nuk mund ta lejojë këtë, kështu që i dërgon vrasësit tjerë me pagesë për të punësuarin e tij. Është një lojë këtu si midis miut dhe maces. Kështu Hawke sjell një performancë të hatashme.

SKEDA:

Kompanitë e produksionit: "Fundamental Films", "Thunder Road Pictures"

Distributor: "Saban Films"

 Në rolet kryesore: Ethan Hawke, Xu Qin, Lian Cunningham, Rutger Hauer, Paul Anderson, Nathalie Boltt

Regjia: Brian Smrz

Skenaristë: Zach Dean, Jim McClain, Ron Mita

 Producentë: Mark Gao, Basil Iwanyk, Gregory Ouanhon

 Producentë ekzekutivë: Jonathan Fuhrman, Gary Glushon, Kent Kubena, Jon Kuyper

 Fotografia: Ben Nott

 Dizajni: Colin Gibson

Kostumet: Kate Carin

Editor: Elliot Greenberg

Shfaqet te: "Austin Film Festival"

(Kosova Sot)