Çfarë ndodhi me aktoren nga filmi "Dirty Dancing"?

  • 08 November 2017 - 16:57
Çfarë ndodhi me aktoren nga filmi

Mund ta keni parë te "Red Dawn" apo në filmin e Ferris Bueller, me titull "Day Off", por nuk mundet askush ta mohojë se roli më ikonik i Jennifer Grey është ai i vitit 1987, me titull "Dirty Dancing". Tani më shumë se 30 vjet më pas, ajo adhurohet nga të gjithë.

Ishte përfshirë në një aksident me veturë me Matthew Broderick

Edhe nëse ju kujtohet se Grey kishte aktruar motrën e Matthew Broderick në "Day Off", ndoshta nuk e keni ditur se ajo në fakt ishte në lidhje me Broderick. Edhe më shumë se kaq, Grey dhe Broderick ishin të përfshirë në një aksident serioz me veturë pak kohë para se të lansohej "Dirty Dancing". Derisa ishin për pushime në Irlandë, çifti ishte me një veturë të huazuar kur Broderick (i cili po vozite) ishte përplasur me një veturë dhe kishte vrarë dy njerëz. Përderisa Grey kishte pësuar vetëm të mavijosura nga jashtë, ngjarja e la me shenja emocionale. "Unë u bëra e adhuruara e Amerikës për pesë ditë të aksidentit", ka thënë ajo për "People" më 2010."Trupi im kurrë më nuk ishte i njëjtë, koka ime nuk ishte e njëjta, ambiciet e mia më kurrë nuk ishin të njëjtat".

Ishte në lidhje me Johnny Depp

 Pas lidhjes së saj me Matthew Broderick, Grey ishte lidhur edhe me një yll nga Hollivudi. Pas "A Nightmare on Elm Street", por para "Cry Baby" dhe "Edward Scissorhands", askush më shumë se Johnny Depp nuk ishte dhënë pas Grey. Përderisa ishin vetëm për një vit bashkë dhe ishin shfaqur vetëm në një fotografi së bashku, dyshja në fakt ishte fejuar.

Kishte intervenime në hundë

Përderisa viti 1989 mund të ishte viti kur ishte në film bashkë me Madonna-n si dhe viti kur ishte fejuar me Johnny Depp, jo gjithçka ishte pozitive. Ishte viti kur kishte intervenuar në hundë dhe kur gjithçka kishte ndryshuar. Ishte viti 1989 kur Grey pati ndërhyrjen e parë kirurgjikale në hundën, një vendim që "People" e sheh si zgjedhje që ndoshta "shumica e njerëzve ambicioz nuk do ta kishin bërë" pasi që në mënyrë "radikale ndikoi në paraqitjet e saj".

Epoka e filmave në TV

Përderisa Grey ndoshta nuk kishte shkëlqyer si yll Hollivudi, kjo nuk do të thotë se ajo kishte hequr dorë nga aktrimi. Kështu iu kthye filmave televiziv. Më 1990 ajo ishte në "Murder in Mississippi", ku bëhej fjalë për vrasjen e tre aktivistëve për të drejtat civile nga "Ku Klux Klan" më 1964. Në film kishte aktruar gruan e Mickey Schwerner, njërin prej aktivistëve të vrarë. E të njëjtin vit u shfaq te "Criminal Justice" dhe "If the Shoe Fits".

Për pak u shfaq edhe në teatër

 Me karrierën e saj në filmat televiziv, Grey u shfaq edhe në teatër në vitin 1993 me rolin në "The Twilight of the Golds". Aty ka aktruar Suzanne-n, gruan shtatzëne të mjekut që studimet e tij bioteknike kanë dalluar dallimet në kromozomet në shtatzëninë e hershme.

Pastaj, përsëri hunda

 Në fillim të viteve të 90-ta, fytyra e saj ishte zbehur përgjithmonë, ku një pjesë e hundës së saj u thye dhe iu desh të intervenonte përsëri. Përderisa intervenimi i parë e ndryshoi, ky i dyti bëri që njerëzit mos ta njihnin.

Ajo vazhdoi punën, por askush nuk e njihte

 Ndërhyrja e dytë nuk e kishte ndaluar atë nga puna, puna është se ndoshta e keni parë, por nuk e keni njohur. Një raport i "Contact Music" ka thënë se gjatë asaj kohe kur kishte bërë intervenimin e dytë. "Ishte sikur të ishte pjesë e ndonjë programi për mbrojtjen e dëshmitarëve apo për t'u bërë e pavërejtur". Kështu ajo kishte punuar për filma me buxhet të vogël dhe bënte ndonjë rol nëpër shfaqjet televizive. Madje ishte mysafire edhe te "Friends" më 1995. Ishte paraqitur edhe te "Fallen Angels: ku aktron viktimën e një vrasësit serik dhe në komedinë romantike të vitit 1995, "Lover's Knot". Në vitin 1996 ishte shfaqur te "Portraits of a Killer", pastaj te "Red Meat" dhe "The Player" në vitin 1997, pasuar nga "Outrage" dhe "Since You've Been Gone" në vitin 1998 dhe "Bounce" më 2000.

Kishte menduar ta ndërrojë emrin në Wanda West

 Përderisa rolet po i pakësoheshin, Grey kishte filluar të kuptonte se sa një ndikim në mënyrë drastike kishte ndryshuar gjërat dhe që po e mbante larg suksesit. Kishte menduar se "Jennifer Grey" nuk po i sillte fat, por po vinte më 1987 me "Dirty Dancing". Në fakt, ishte ky viti kur kishte menduar ta ndërronte emrin e mbiemrin. Sipas "Newsweek", pas incidentit me hundën, ajo kishte shpikur emrin Wanda West, me gjasë në bazë të rrugës (Wanda) në Hollivud. Sipas saj, Wanda do të mund të merrte më shumë role sesa Grey.

(Kosova Sot)