Rrjeti i mashtruesve qarkullon miliardat përmes rrugëve të krimit

  • 08 November 2017 - 17:02
Rrjeti i mashtruesve qarkullon miliardat përmes rrugëve të krimit

Benoit Magimel dhe Gerard Depardieu kanë rolet kryesore në filmin e regjisorit francez Olivier Marchal, derisa trileri i fundit i tij ishte inspiruar nga skandali i fundit i "Carbon Connection". Tregimi i vërtetë është shumë fascinues dhe ka të bëjë për krimin më fitimprurës në historinë moderne franceze dhe i cili u transformua në një film gangsterësh të quajtur "Carbon" (Carbone). Inspiruar nga "Carbon Connection" skandali i viteve 2008-2009 bën fjalë për miliarda euro që kishin shkuar nga Franca dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian nga një rrjet mashtruesish. Filmi sjell aktorin Gerard Depardieu si hebrejin e pamëshirshëm.

Mundësia për t'u pasuruar

Po ashtu, filmi i regjisorit Marchal kishte dalë shumë mirë edhe në arkat filmike në Francë megjithëse përtej Oqeanit filmat evropian kanë një shije më ndryshe. Gjithçka fillon me Antoine Roca (Benoit Magimel), i cili qëllohet para shtëpisë së tij. Antoine ishte fyer një natë nga Goldstein, të cilët ishin mbledhur gjatë një darkës familjare, kur atij i bërtitet dhe i përplaset tavolina me fjalët "Shabbat Shalom". Në kërkim të një mundësisë për t'u pasuruar, por edhe për ta mbrojtur dinjitetin e tij, Antoine aplikon një plan për t'i vjedhur taksapaguesit francez dhe përfshihet në tregun e "CO2". Kjo përfshin disa vëllezër hebrenj (Idir Chender, reperi Gringe) dhe nëna e tyre si "Don Corleone" (këngëtarja Dani), të cilët i bashkon vetë Antoine për t'u marrë me mashtrimin masiv. Por ata në mënyrë të marrë ndërtojnë një aleancë me gangsterin arab (Moussa Maaskri).

Pamjet e mbushura me gjak

 Para se të luftojnë grindjet dhe njerëzit e vdekur të palosen, ajo që mendonin se do të ishte një përfitim i lehtë, del nga kontrolli dhe gjithçka e bën një banjë të mbushur me gjak. Në fakt, ky film qëndron midis dy filmave të tjerë, si "Goodfellas" apo "The Wolf of Wall Street". Me flokun e tij të lyer me vaj, një palë syze dielli dhe veshjen e tij. Antoine me vete mban një bagazh. Problemi është se sa më shumë që Marchal ai zbukuron gjërat.

Kompanitë e produksionit: "Les Films Manuel Munz", "EuropaCorp", "Nexus Factor", "uMedia"

 Rolet: Benoit Magimel, Gerard Depardieu, Gringe, Idir Chender, Laura Smet, Michael Youn, Dani, Patrick Catalifo Regjia: Olivier Marchal

Skenaristët: Emmanuel Naccache, Olivier Marchal, në bashkëpunim dhe bazuar në idenë origjinale të Ali Hajdi

 Producent: Manuel Munz

Fotografia: Antony Diaz, Berto

Dizajni: Bertrand L'Herminier, Arnaud Putman

Kostumet: Agnes Falque

Editorë: Julien Perrin, Raphaele Urtin

 Shitjet: "EuropaCorp"

 Kohëzgjatja: 104 minuta, në gjuhën franceze.

 

(Kosova Sot)