Pse kurrë më nuk do të dëgjojmë të flitet rreth Elizabeth Hurley-t?

  • 09 November 2017 - 17:51
Pse kurrë më nuk do të dëgjojmë të flitet rreth Elizabeth Hurley-t?

DIVORCI I SHKAKTOI PROBLEME TË MËDHA

Hurley thuajse aspak nuk është plakur, është bërë një modele e "Instagram"-it

Dikur ishte yll në TV dhe në botën e filmit, por ka kohë që kjo bukuroshe britanike nuk përmendet, e as nuk shihet në publik. Ja disa prej arsyeve 

Është tepër e zënë në "Instagram" Nëse ndiheni keq që nuk e shihni aktoren Elizabeth Hurley në ekranin e madh, apo atë të vogël, e tëra që duhet të bëni, është të hyni në "Instagram" dhe ta shikoni llogarinë e saj aty. Do të shihni foto turli-turli të saj, me apo pa sutjena, me apo pa këtë a atë. Në disa fotografi të tjera ajo reklamon sutjenat nga koleksioni i saj i rrobave të plazhit, të cilin e kishte lansuar në vitin in 2005. Përpos trupit të saj të përkryer, ajo që bie në sy, është fakti se Hurley thuajse aspak nuk është plakur. Ajo është bërë një modele e "Instagram"-it. Megjithatë, është duke luajtur në një seri Nëse kërkoni me këmbëngulësi të mjaftueshme, do të shihni se Hurley megjithatë është aktive, duke luajtur në një seri të tipit dokumentar, "The Royals". Ajo e luan rolin e mbretëreshës Helena, e cila është shpesh e pashpirt dhe direkte me gjuhën e saj. Kur është pyetur pse personazhi i saj është aq zemërkeqe, Hurley ka deklaruar se: "Mendoj se kjo është e ngjashme me dhembjen fizike, kur njerëzit nuk bëjnë atë që do ajo, për çka përplaset me tërë ekipin, meqë fëmijët e saj nuk bëjnë atë që dëshiron ajo". Sezoni i katërt i serisë dokumentare "The Royals" pritet që të fillojë këtë dimër. Ende nuk e ka marrë veten nga divorci i vitit 2011 Shkurorëzimi i shpejtë i Hurley-it nga Arun Nayer, në vitin 2011, bëri që ajo të kritikohej nëpër media. E tërë çështja kishte mbaruar për gjashtë javë. Vjehërria e Hurley-it kishin deklaruar se nuk e kishin pasur idenë që martesa e djalit të tyre me aktoren ishte në krizë. Hurley dhe Nayar kishin katër vjet të martuar, gjithsej shtat vjet së bashku. Është duke e marrë veten nga drama e tradhtisë Para se Hurley të ishte e zënë duke bërë jetën e mbretëreshës së televizionit, jeta e saj private ishte duke u shkatërruar. Në vitin 2010, martesa e saj me Nayarin ishte duke u shembur nën presionin e pashpirt të shtypit. Me qëllim të ndërprerjes së përhapjes së rrenave, ajo doli në "Twitter" për të demantuar zërat se ishte duke e tradhtuar Nayarin. Këto thashetheme kishin filluar pasi që ajo ishte fotografuar duke u puthur me yllin e kriketit, Shane Warne. Ajo kishte treguar se kishte disa muaj që ishte ndarë nga Aruni. Ka një jetë kaotike të dashurisë Jo shumë kohë pasi që u shkurorëzua, Hurley u fejua me Shane Warnen. Warne është baba i tre fëmijëve, derisa Hurley ka një djalë, Damian. Si duket kaq shumë fëmijë nuk ishte diçka me çka ishte mësuar Hurley. Edhe pse çifti dukej se ia kalonin mirë së bashku, fejesa e tyre mori fund në vitin 2013. A kishte këtu edhe një njeri të tretë, që e kishte fajin? Në versionin australian të spektaklit "I'm a Celebrity", Warne deklaroi se raporti i tyre filloi të shembej për shkak të grindjeve rreth aferave që gjoja ajo i kishte me ish të dashurin e saj, aktorin Hugh Grant. "Është vështirë të krijosh lidhje të re, kur je në raporte miqësore me ish të dashurit", thotë Warne, duke aluduar te Elizabeth dhe Grant. Hurley mori pushim 8 vjet për ta rritur të birin Damianin Në vitin 2005, Hurley kishte bërë me dije se do ta merrte një pauzë të gjatë nga aktrimi, me qëllim që të përqendrohej te familja dhe te rritja e djalit, Damian Hurley. Ai është fryt i lidhjes së saj të dikurshme me njëfarë Steve Bing. Në një intervistë, të dhënë sivjet, Hurley thotë se nuk i ka rënë pishman për këtë pauzë që ka bërë. Është duke mësuar të birin rreth aktrimit Damian tani ka 15 vjet dhe ka filluar që të pavarësohet. Edhe atij i pëlqen aktrimi. Në fakt, ai është paraqitur në sezonin e fundit të serisë dokumentare, "The Royals". "Ai iu pëlqeu që të gjithëve dhe i premtuan një rol, në të ardhmen", thotë Hurley. Në fillim ajo kishte qenë nervoze, se si do të dilte i biri, por, në fund, ai ia zbardhi fytyrën. 

(Kosova Sot)