< Aktorët që nuk duan kurrë të aktrojnë më - Kulturë - Kosova Sot
Aktorėt qė nuk duan kurrė tė aktrojnė mė

Aktorėt qė nuk duan kurrė tė aktrojnė mė

JO SECILI FËMIJË DËSHIRON BOTËN E FILMIT

Pas një karriere të gjatë të suksesshme, disa yje me dëshirë pensionohen

Të tërhiqesh nga aktrimi mund të jetë paksa e vështirë në fillim, por kjo i ka ndihmuar Diaz-it që të bëjë një hap prapa për jetën e saj të profilit të lartë

Shumica prej nesh kemi lindur në një shtëpi modeste, ku prindërit tanë na inkurajojnë të bëhemi çfarë të dëshirojmë, por kjo nuk vlen për secilin. Përderisa disa nga prindërit inkurajojnë fëmijët e tyre që të bëhen mjekë apo avokatë, të tjerët fëmijët që në moshë të re i dërgojnë në aktrim dhe i shohin teksa rriten dhe shndërrohen në yje. Problemi është se jo secili fëmijë dëshiron të bëhet aktor, përkundër se kanë talent. Kjo i shtyn të heqin dorë nga aktrimi kur janë rritur mjaftueshëm sa për të folur për veten. Përderisa fëmijët aktorë nganjëherë nuk aktrojnë kurrë, ka edhe shumë yje të mëdha që ndihen njëjtë. Pas një karriere të gjatë të suksesshme disa yje tregojnë se më nuk ndjejnë pasionin për të aktruar dhe kanë vendosur të pensionohen.

Cameron Diaz

Përderisa mund të mos ta keni vërejtur, e bukura Cameron Diaz nuk e ka bërë asnjë film të vetëm tash e katër vite. Gjatë kësaj kohe, aktorja është fokusuar në zbulimin e kush ajo është në të vërtetë, një person apo një aktore. Të tërhiqesh nga aktrimi mund të jetë paksa e vështirë në fillim, por kjo i ka ndihmuar Diaz-it që të bëj një hap prapa për jetën e saj të profilit të lartë. Kur ishte pyetur për zhdukjen e saj nga bota e aktrimit, Diaz kishte thënë, "vërtet nuk mund t'i them vetes se kush jam. Kam ndier nevojën që të jam e plotë". Pas rreth 3 dekadash në qendër të vëmendjes, Diaz ka vendosur të tërhiqet dhe askush nuk e fajëson.

Sean Connery

Sean Connery është duke aktruar tash e 5 dekada, që nuk është shumë befasuese kur e zbulojmë përse ka zgjedhur të pensionohet. Aktori nuk ka marrë në ndonjë film tash e 15 vjet, por i mbetet ende të pensionohet në tërësi. Connery ka treguar interes në huazimin e zërit të tij, por ka kompletuar vetëm dy prej tyre. Connery tashmë ka mbushur 87 vjet dhe ka thënë se kurrë nuk do të aktrojë më. Kur miku i tij, Sër Michael Caine, ishte pyetur për të, ai kishte thënë: "Biznesi i filmit e ka pensionuar atë sepse ai nuk ka dashur role të vogla si plak dhe nuk i kanë ofruar ndonjë rol të ri në role romantike".

Binjaket Olsen

Mary-Kate dhe Ashley Olsen karrierën e tyre në aktrim e kanë filluar më 1987, kur ishin vetëm 6 muajsh. Motrat ishin në qendër të vëmendjes për dekada dhe kur ishin rritur ishin lodhur nga karriera. Kur motrat Olsen kishin deklaruar se nuk do të aktrojnë më, shumica kishin mbetur të shokuar dhe të zhgënjyer. Kur ishte pyetur për vendimin e tyre, Mary-Kate kishte thënë: "Me atë që e kemi bërë në këtë biznes, kurrë nuk jemi ndier se ishim aktore, sepse shumicën e jetës tonë e kemi kaluar para kamerave". Që nga pensionimi në aktrim ato janë marrë me modë dhe kozmetikë. 

Amanda Bynes

Gjatë një kohe të caktuar, Amanda Bynes ishte një nga aktoret më me nam në Hollivud, por se sharmi i saj shpejtë u rrënua. Duke vuajtur presionin e një fëmije të aktorit dhe duke u rritur nën këtë famë, Bynes kishte gravituar në anën e kundërt të shtegut. Dolën fjalë në Hollivud se ishte e vështirë të punohet me të, duke ia pamundë- suar që të merrte ndonjë rol. Bynes së fundmi u pa në ekran në vitin 2010, kur ishte pjesë e filmiti "Easy A". Kishte pasur një rol edhe në vitin 2011 për filmin "Hall Pass", por shpejt u përzë nga aty. Më vonë Bynes kishte shkruar, "Të jesh aktore nuk është argëtim siç dikush mendon. Nëse nuk pëlqej diçka, nuk e bëj atë. Nuk më pëlqen aktrimi sa që kam ndaluar me të". 

Kevin Jonas

Vëllezërit Jonas një herë ishin djemtë më të njohur të shekullit 21, por karriera e tyre e këndimit dhe aktrimit papritur mori fund në 2013. Të tre vëllezërit po ballafaqoheshin me disa dallime në muzikë gjatë asaj kohe dhe ishte e qartë se jeta e tyre po shkonte në drejtime të kundërta. Kevin Jonas, më i vjetri, nuk ishte më i interesuar për muzikë dhe aktrim. "Unë mendoj se ishte koha për t'u ndarë", ka thënë Kevin, i cili po bëhej baba po atë vit. Që kur kishte hequr dorë nga aktrimi, ai ishte fokusuar në jetën familjare. 

Daniel Dey-Luewis

Daniel Day-Lewis është një aktor anglez që kishte vjedhur zemrat e spektatorëve në mbarë botën. Njihet për rolet te "Gangs of New York", por se ka paraqitje në shumë filma tjerë. Day-Lewis është aktor fenomenal që ka fituar shumë çmime. Më 2017, Day-Lewis kishte paralajmëruar tërheqjen e tij - njëherë e mirë. Lajmi ishte tronditës pasi porsa kishte kompletuar filmin "Phantom Thread". Kur ishte pyetur zëdhënësi i tij në lidhje me këtë, ai kishte thënë: "Daniel Day-Lewis më nuk do të paraqitet si aktor. Ju është mirënjohës krejt bashkëpunëtorëve të tij dhe audiencës. Ky është një vendim privat dhe askush më nuk do të komentojë në lidhje me këtë".

(Kosova Sot) 

12 orë e 8 minuta më parë