Të pathënat e vërteta për Jane Fonda-n

  • 10 November 2017 - 16:42
Të pathënat e vërteta për Jane Fonda-n

KONSIDEROHET SI NJË NGA AKTORET MË TË MËDHA TË KOHËS NË SHBA

Sipas "60 Minutes", martesa e dytë e Fonda-s me aktivistin politik Tom Hayden kishte përfunduar në mënyrë dramatike, kur në ditëlindjen e saj të 51- të, ajo kishte kuptuar se ai ishte dashuruar në një femër tjetër

Pavarësisht se për kënd flisni, Jane Fonda me gjasë konsiderohet si një nga aktoret më të mëdha të kohës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke lënë mendimet personale anash, askush nuk mund ta mohojë se dy herë fituesja e çmimit Oskar është një nga figurat më të çmueshme në Hollivud, duke gjetur forcën për sukses kur shumëkush ishte kundër saj.

Nëna e saj bëri vetëvrasje

Tragjedia e kishte gjetur aktoren Fonda që në moshën 12 vjeçe kur nëna e saj, Frances Seymour, që kishte vuajtur nga një çrregullim bipolar, kishte vrarë veten në ditëlindjen e 42-të, në vitin 1950. "Ajo ishte nën kujdes institucional dhe herën e fundit që erdhi në shtëpi, erdhi me një infermiere që duhet ta ndalonte për ta bërë një gjë të tillë", kishte rrëfyer Fonda për "60 Minutes" më 2005. "Por, ajo iu shmang asaj, kishte gjetur një kuti dhe një brisk, ishte kthyer në institucion dhe ia kishte prerë vetes fytin". Fonda kishte zbuluar të vërtetën pas një viti, kur një shoqe e klasës ia tha tregimin e vërtetë nga një revistë.

Kishte lidhje të ashpër me babanë

Fonda është e bija e aktorit legjendar të Hollivudit Henry Fonda, me të cilin kishte marrëdhënie aspak të mira, derisa kur ai vdiq në janar të vitit 1982. Me kalimin e viteve, aktorja kishte folur rreth personalitetit të akullt të të atit. "Kur isha në adoleshencë, nuk kujdesesha shumë për veten time. Babi im e dërgonte njerkën time për të më thënë të humb në peshë dhe të vesh fustane më të gjata. Njëra prej tyre më kishte thënë se po desha një të dashur, duhet ndërruar fizikun tim". Jane kishte kaluar shumë vjet për të pasur një lidhje me të mirë me të atin, kjo rezultoi në vitin 1981 me filmin e përbashkët "On Golden Pond".

Ishte dërrmuar kur burri i dytë e braktisi

Sipas "60 Minutes", martesa e dytë e Fonda-s me aktivistin politik Tom Hayden kishte përfunduar në mënyrë dramatike, kur në ditëlindjen e saj të 51-të, ajo kishte kuptuar se ai ishte dashuruar në një femër tjetër. Kjo ngjarje kishte ndikuar në ndarjen e tyre pas 17 vjetëve, duke e lënë atë në telash me shëndetin mendor. "Jeta ime ka marrë fund", ka thënë ajo. "Nuk mund të flisja, nuk mund të ecja, ndjeja gjakun se si po më lëvizte në lëkurë".

(Kosova Sot)