Edhe zyrtarisht në Kaçanik xhirohet filmi i parë horror në Kosovë

  • 29 July 2015 - 11:21
Edhe zyrtarisht në Kaçanik xhirohet filmi i parë horror në Kosovë

Qyteti i Kaçanikut tashmë do të jetë lokacioni i xhirimit të filmit të parë horror në Kosovë, co produksion kosovar/kanadez.
Pas disa muajve bisedime, qyteti i Kaçanikut zyrtarisht nënshkruajti marrëveshjen për të qenë lokacioni ku do të xhirohet thriller ‘’Katunar’’, zhanër ky që do të jetë i pari në Kosovë bashkëpunim kosovar/kanadez.
Pasi që pre- produksioni starton në Kosovë, kryetari i Kaçanikut, dërgon nga zyra e tij zyrtar që do të takojnë regjisorin/producentin Dion Ventress, në aeroportin ‘’Adem Jashari.”
Regjisori Dion Ventress, do të arrijë në Kosovë ditën e premte, në orën 15:00, ku do të pritet nga zyrtarë të komunës së Kaçanikut.
Ndërsa kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Q. Ilazi, u shpreh i nderuar që qyteti të cilin ai drejton është zgjedhur si lokacion për një film.
"Është një nder që Kaçaniku është zgjedhur lokacion për një film që do të lansohet në tregun internacional. Qytetarët e Kaçanikut dhe të Kosovës janë të ngazëllyer në përgjithësi që për herë të parë një projekt kinematografik internacional do të realizohet këtu".
Prandaj me ardhjen e regjisorit Ventress në Kosovë, pas dy javësh do të mbahet konferenca për shtyp ku do të jenë prezent, Ventress, Besim Q. Ilazi, producenti i Kaunis Peto Group, kompanitë sponzorë si dhe mediat.