Rrahja e të këqijve

  • 16 November 2017 - 19:40
Rrahja e të këqijve

KRITIKË E FILMIT 'JUSTICE LEAGUE'

"Wonder Woman" shpëton Batmanin dhe Supermanin në filmin më të ri nga "Warner Bros"

Filmi "Justice League" paraqet një definicion të një shakaje të nivelit të lartë, as më pak, as më shumë. Nëse fansat do të ngazëllehen nga ai, atëherë kjo do të ndodhë kryesisht për shkak se ata do të ngazëllehen nga vet ideja e ngazëllimit. Një vit e gjysmë më parë, filmi "Batman v Superman: Dawn of Justice" ishte thjesht, një dëshpërim për adhuruesit e filmave të superheronjve. Ai u bë simbol i krejt asaj që mund të shkojë keq në Hollivud. Nuk habitë fakti që ky film dështoi edhe sa iu përket fitimeve. 
Pavdekshmëria e librave komikë

Për këtë shkak, filmi "Justice League" është bërë, me çdo skenë të tij, me qëllim të larjes së mëkateve e filmit "Batman v Superman". Ky film i cili mbledh një gjysmë duzine të të pavdekshmëve të librave komikë, duke bërë që ata ta godasin kokën rrugës për të rrahur të këqijtë, në asnjë moment nuk është kaotik dhe bombastik. Ky është një film i lehtë dhe i thjeshtë, me duele luftarake të cilat nuk e teprojnë në asnjë rast. Emri i të keqit këtu është Steppenwolf, i cili për herë të parë ishte paraqitur në librat komikë në vitin 1972. Regjinë përsëri e ka bërë Zack Snyder, por bërjen e këtij filmi e ka mbikëqyrur edhe Joss Whedon. Por, është vështirë të thuhet se cila pjesë e filmit është bërë nga ky, e cila nga regjisori tjetër. 

Tri kutitë antike

Ben Affleck luan rolin e Bruce/Batman me një mjeshtëri të madhe. Batmanit i duhet që të luftojë kundër një bishe metalike jashtë- tokësore, në të cilin drejtim atij i ndihmon edhe "Wonder Woman", meqë Supermani nuk ishte më aty dhe atyre dyve iu duhet që t'i mbledhin edhe superheronjtë e tjerë. Steppenwolf, i cili rrezikon që ta fitojë një dominim të përgjithshëm, ka mbledhur tri kutia antike të energjisë pulsative, të njohura si Kutitë amë. Ky film do të fillojë të shfaqet më 17 nëntor. Rolet këtu i luajnë Ben Affleck, Henry Cavill, Amy Adams, Gal Gadot, Ezra Miller, Jason Momoa, Ray Fisher, Jeremy Irons, Diane Lane, Connie Nielsen, J.K. Simmons, Ciaran Hinds, Amber Heard, Joe Morton, Lisa Loven Kongsli, Ingvar Sigurdsson, David Thewlis, Sergi Constance, derisa regjinë, zyrtarisht, e bën Zack Snyder. Filmi zgjat 121 minuta.

(Kosova Sot)