Nuk çohen nga shtrati për më pak se 1 milion

  • 21 November 2017 - 18:55
Nuk çohen nga shtrati për më pak se 1 milion

FALË FAMËS SË KRIJUAR DHE TALENTIT NË AKTRIM 

Dikur aktorët nuk paguheshin sikur sot, meqë ishin subjekt i kontratave të studiove filmike. Sot, ka aktorë që për një film marrin edhe nga 20 milionë dollarë 

Image

JULIA ROBERTS

Dikur vetëm aktorët e paktë (meshkuj) e kishin privilegjin që të kërkonin me dhjetëra miliona dollarë për një film. Më pas, erdhi aktorja Julia Roberts. Ajo ka talent të padiskutueshëm, por ishte roli i saj në filmin "Pretty Woman" që e shndërroi Robertsin në një yll instant, e më pas erdhën edhe hitet e tjera të saj, si: "The Pelican Brief", etj. Roberts filloi të bëhej e vetëdijshme rreth vlerës së saj, duke kërkuar pagesa më të mëdha sesa që kishte marrë ndonjë aktore ndonjëherë. Roli në filmin "Erin Brokovich" ia solli asaj edhe çmimin Oskar. Kjo bëri që Roberts të kërkojë deri në 20 milionë dollarë, për rolet e tilla, sikur që është ai në filmin "Ocean's Eleven", duke u bërë aktorja e parë që merrte pagë të tillë. Fakti që ajo, për dy dekada, ia ka dalë që ta mbajë këtë nivel, tregon për kualitetin e saj. 

Image

BRAD PITT

Doni ta dëgjoni një kuriozitet? Pagesa që mori aktori Brad Pitt për rolin e tij në filmin "Thelma & Louise", në vitin 1991, ishte vetëm 6000 dollarë. Ky rol e shndërroi atë në ikonë të seksit. Derisa doli filmi "Se7en", katër vjet më pas, Pitt kishte filluar që të kërkonte deri në 5 milionë dollarë për një rol. Përpos që është i bukur, nuk mund të mohohet që Pitt ka edhe talent të vërtetë për aktrim. Derisa për rolin e tij në filmin "Ocean's Eleven", Pitt mori më shumë se 30 milionë dollarë, ai kërkoi nga 20 milionë dollarë për disa role të tjera, sikur ato në filmin "Mr. & Mrs. Smith", "Benjamin Button", etj. Edhe pse kohët e fundit bën kryesisht filma të vegjël, edhe për ato role ai kërkon pagesë të majme. Hiç nuk i vjen marre. 

Image

LEONARDO DI CAPRIO

Në vitin 2016, aktori Leonardo Di Caprio përfundimisht u bë me Oskar, edhe pse ai edhe më parë mund të thoshte se kishte një karrierë të mrekullueshme e të suksesshme pas vetes. Në fillim të karrierës kishte luajtur role krahas një pagese të vogël, sikur psh në filmat, si: "What's Eating Gilbert Grape" dhe "The Basketball Diaries". Ishte roli në filmin "Titanic" ai që e shndërroi DiCaprion në një aktor me pagesë tepër të lartë, duke ia mundësuar, më pas, që të paguhej 20 milionë dollarë për rolin në filmat "The Aviator", "The Departed", etj. Ai ndonjëherë pranon që të punojë edhe për shuma më të vogla. Mori "vetëm" 1 milion dollarë për rolin e tij të vogël në filmin "Django Unchained", meqë donte që të punonte me Quentin Tarantinon, për t'iu kthyer përsëri roleve me nga 20 milionë dollarë, sikur që janë filmat, si: "The Wolf of Wall Street" dhe "The Revenant". DiCaprio jep një sasi të madhe të parave për qëllime humanitare.

Image

JENNIFER LAWRENCE

Për një zonjë, e cila dikur deklaronte se urrente "lojën e Hollivudit", Jennifer Lawrence është shndërruar në një divë të vërtetë. Dikur ishte paguar vetëm 3000 dollarë në javë për rolin në filmin "Winter's Bone", filmi i cili e bëri atë të famshëm. Por, suksesi në filmin "The Hunger Games", ishte ai që e bëri Lawrence-n në aktore të listës A. Ajo mori 4 milionë dollarë për filmin që ia siguroi çmimin Oskar, "Silver Linings Playbook". Kur i erdhi radha filmit "Gamesmovie", ajo kërkoi 15 milionë dollarë për film. Edhe roli në filmin "Mother!" ia siguroi asaj një pagesë të majme dhe, në moshë të re, që është, Lawrence ka të ngjarë që të mbledhë para.  

Image

VIN DIESEL

Le ta themi qartë, me një emër si Vin Diesel, ai mund të bëhej vetëm yll i filmave të aksionit. Ngritja e tij ishte paksa e ngadalshme me rolet në filmin "Saving Private Ryan", ku për rolin në filmin "Pitch Black" mori vetëm 400,000 dollarë. Por, për filmin e parë "The Fast and the Furious" ai mori 2 milionë dollarë. Egoja e tij i kushtoi me disa filma. Mirëpo, ai nuk lejoi që t'i binte niveli. Edhe për huazimin e tij të zërit në filmin "Guardians of the Galaxy" ai kërkoi pagë të madhe, përkundër faktit se flet vetëm tri fjalë.  

Image

DWAYNE JOHNSON

Sikur një ish- mundës që ishte, "The Rock" ka arritur një sukses të madh. Ai gjithmonë kishte një karizëm të mrekullueshme, por kishte dyshime se a do të arrinte ai ta shfrytëzonte këtë përparësi në Hollivud. Roli i tij si Scorpion King në filmin "The Mummy Returns", si dhe një rol në një film "spin-off" e ngriti atë në një nivel të mirë në Hollivud. Ai u tregua i suksesshëm edhe në komeditë, sikur "The Game Plan", para se filmi "Fast 5" ta shndërronte në yll të madh. Aktualisht, Johnson kërkon pagesa tetë shifrore për rolet në filma dhe pagesa prej 650,000 dollarësh për çdo episod të serisë "Ballers", gjë që e vendosë atë në pjesën e epërme të "Forbes"-it, të aktorëve më të paguar.

(Kosova Sot)