Seriali "KARA SEVDA", shpallet "Telenovela më e mirë" (VIDEO)

  • 22 November 2017 - 10:43
Seriali

Seriali turk "Dashuri e pafund"  më i ndjekur i të gjitha kohërave, i cili mori edhe vëmendjen e shqiptarëve është vlerësuar me çmimin prestigjoz si ‘telenovela më e mirë’ në "International Emmy Awards", transmeton Gazeta "Kosova Sot Online".

Në të vërtetë "Kara Sevda"’, është  telenovela e parë turke që arrin t'a  fiton një çmim të tillë. Në ceremoninë e mbajtur në Nju Jork ishin të pranishëm Hilal Saral (drejtoresha e serialit), Burcu Gorgun Toptas (skenaristja) dhe drejtori i kompanisë Ay Yapim.

Telenovela në fjalë,  që i përket zhanerit dramë-romancë pati shikueshmëri të madhe duke u përkthyer në shumë gjuhë të botës. Flitet për dashurinë mes një cifti, e cila nuk arriti të përfundonte si pasojë e intrigave të bëra nga familjet, por nuk mori fund asnjëherë. Përfundimi është i trishtë, ku personazhet kryesorë Kemal (Burak Ozçivit)  dhe Nihan (Neslihan Atagul) të cilët i dhanë jehonë serialit nuk arrijnë t'a realizojnë ëndrrën e tyre tërsisht.

(Kosova Sot)