Taylor Swift për një javë shet më së shumti kopje në Amerikë

  • 24 November 2017 - 18:49
Taylor Swift për një javë shet më së shumti kopje në Amerikë

Albumi i këngëtares Taylor Swift, me titull "Reputation", është shndërruar në albumin më të shitur të vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një javë të vetme, me 1.23 milion shitje. Kjo shifër e mposhtë shitjen me 931,000 kopje të shitjeve të Ed Sheeran, që kur është lansuar në muajin mars. Ajo po ashtu ka bërë edhe disa befasi në lidhje me shitjet, duke krijuar një promocion ku adhuruesit e saj që do të blinin kopjet e albumit kishin gjasa që të merrnin biletat për turnetë e saj. Nielsen, i cili merret me shitjet e albumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se albumi "Reputation" ka shitur më shumë kopje sesa pjesa tjetër e top 200 albumeve të bëra bashkë. 

Muzikantja e tretë më e paguar femër më 2017

Tre albumet paraprake të Swift të gjitha ishin shitur në më shumë se 1 milion kopje në javën e parë. Prapa ajo ka lënë albumet e Sam Smith, Liam Gallagher, Take That, Rag'N'Bone Man dhe mikut të Swift, këngëtarit Ed Sheeran, i cili kishte shitur 671,000 kopje në javën e parë. Shitja impresive e Swift' në Amerikë ënde është larg rekordit të javës së parë që e kishte arritur Adele në vitin 2015, ku albumi i saj "25" ishte shitur në 3.37 milionë kopje. "Forbes' ka thënë se Swift është muzikantja e tretë më e paguar femër më 2017. 

(Kosova Sot)