Filmi 'Coco' udhëheq gjatë fundjavës së përgjumur

  • 04 December 2017 - 14:07
Filmi 'Coco' udhëheq gjatë fundjavës së përgjumur

F undjava pas Ditës së Falënderimeve historikisht është e përgjumur, ku as sivjet nuk kemi përjashtim nga ky rregull. Nuk ka pasur asnjë film i cili ka filluar që të shfaqet në tërë SHBA-në, meqenëse studiot e Hollivudit janë duke u përgatitur për "masakrën" e Kërshëndellave, gjë që ka bërë që filmi i studiove "Disney" dhe "Pixar" - "Coco", me lehtësi ka marrë titullin e fituesit të vikendit, me një fitim që pritet të jetë rreth 27 - 28 milionë dollarë, gjë që bën që fitimet e tij në SHBA të arrijnë vlerën e 100 milionë dollarëve. Filmat e profilit të lartë Filmi "Coco", i cili vetëm gjatë ditës së premte fitoi 6.3 milionë dollarë nga shitja e biletave, duket se ka shënuar një rënie prej vetëm 46% në fundjavën e tij të dytë. Në mesin e filmave të tjerë, të cilëve vazhdon të mos iu zbehet suksesi, janë edhe "Justice League", "Wonder" dhe "Murder on the Orient Express" Ka dy filma të profilit të lartë në "specialty box office" - ai i regjisorit Guillermo del Toro me titull "The Shape of Water", si dhe filmi i regjisorit James Franco, "The Disaster Artist", derisa shfaqja e filmave "Three Billboards Outside Ebbing", "Missouri" (Fox Searchlight) dhe "Lady Bird" (A24) është zgjeruar në më shumë se 1,000 kinema.

Kritikat e mira

 Ka edhe filma të tjerë që meritojnë vëmendje. Filmi i regjisorit Christopher Nolan, "Dunkirk" (Warner Bros.) do të fillojë të shfaqet në 50 kinema "Imax" dhe në ekrane 70 mm në 24 tregje, derisa filmi "Marshall" (Global Road) do të jepet në më shumë se 650 kinema. Duke u bazuar në fitimet e së premtes, filmi "Shape of Water" pritet që të arrijë sukses të dukshëm në nivelin e fitimeve deri në 85,000 dollarë. Kritika të mira është duke marrë edhe filmi "The Disaster Artist". Disa prej filmave eksperimentalë kanë shënuar suksese, ku vlen të përmendet ai i studios "Sony Classics", me titull "Call Me by Your Name", i cili pasi që filloi të jepej në katër kinema fundjavën e kaluar, fitoi mesatarisht 103,233 dollarë për një shfaqje, gjë që është e arritura më e madhe që nga ajo e filmit "La La Land" në dhjetor të vitit 2016. Filmi "Three Billboards" pritet të fitojë 4.2 milionë dollarë nga 1,430 kinema, derisa filmi "Lady Bird" rreth 4 milionë dollarë, nga shfaqja në 1,193 kinema.

(Kosova Sot)