Çfarë ka ndodhur me Martin Lawrence?

  • 06 December 2017 - 15:05
Çfarë ka ndodhur me Martin Lawrence?

Për pjesën më të madhe të viteve 1990, aktori/komiku Martin Lawrence ishte një nga yjet e mëdha në Hollivud, me shfaqje televizive. Shumë nga adhuruesit e tij me habi kanë pyetur se ku është zhdukur 'djali i keq', që e kanë dashur.

Vitet e hershme

Lawrence nuk kishte ëndërruar një karrierë në industrinë e argëtimit, së paku jo derisa ishte në shkollë të mesme, e ardhja e tij ishte si një boksier "Gold Glove" në rajonin "MidAtlantic". Ai kishte dashur të jetë një boksier profesionist por kjo nuk ishte e mundur pasi kishte pësuar një lëndim në sy dhe nuk ka shkuar larg dhe ka gjetur rrugën deri te skena. Pasi kishte shkuar në Nju Jork, ai kishte punuar në një komedi, e më pas edhe ra në syrin e producentëve derisa debutimin e tij televiziv e bëri te 'What's Happening'.

Linja e hollë midis punës dhe lodhjes

Në majat e suksesit, Lawrence ishte shumë i zënë, ndoshta tepër i zënë. Me rolin e tij të parë te "Bad Boys", aktori e dëshmoi se di të shkruaj skenarë dhe të bëjë regji. Derisa po bënte "A Thin Line Between Love And Hate", aktori si pasojë e lodhjes ishte hospitalizuar. Në vend se të pushonte, Lawrence ka vazhduar me një libër të ri. Kjo i kishte kushtuar edhe me një shkuarje në spital. Kësaj radhe, ai e kishte kuptuar porosinë se duhet të pushojë mirë para se të shfaqet.

Jeta personale dhe drama personale

 Derisa pasuria e tij profesionale po rritej, jeta e tij personale kishte turbulenca. Në vitin 1993 ishte fejuar me Lark Voorhies, por gjithçka përfundoi para se të përfundojë viti. U martua me ish-"Miss Virginia", bukuroshen Patricia Southall, më 1995, kishin dy fëmijë para se të ndaheshin më 1997. Kështu, ai vendosi të heqë dorë nga lidhjet serioze dhe gjithë përkushtimin e tij e kishte në rritjen e dy vajzave të tij.

(Kosova Sot)