Brenda jetës tragjike të Mariska Hargitay

  • 06 December 2017 - 18:11
Brenda jetës tragjike të Mariska Hargitay

E ËMA I VDIQ NË AKSIDENT, BABAI NGA KANCERI

Jo vetëm se rolet i kishte marrë me vonesë, por edhe martesën e kishte bërë vonë

U desh kohë e gjatë që Hargitay të bëhej një yll. Ajo nuk kishte marrë rolin te "Law & Order: SVU' derisa i kishte mbushur 35 vjet. Kjo do të thotë se ajo nuk kishte jetë të qëndrueshme financiare
\Aktorja Mariska Hargitay është shfaqur te kanali "NBC" me "Law & Order: Special Victims Unit" që nga viti 1999. Ajo u bë një ikonë televizive me personazhin e saj si "Detective Olivia Benson". Hargitay ka një jetë të lumtur familjare me bashkëshortin, aktorin Peter Hermann dhe tre fëmijët, por jo gjithçka në jetë ishte e lehtë për të. Kishte disa tragjedi që e kanë përcjellë, që kur ishte 3 vjeçe.

Nëna e saj Jayne Mansfield vdiq në aksident me veturë

Mariska Hargitay ka lindur në Santa Monika, Kalifornui, më 23 janar 1964. Të dy prindërit e saj ishin figura publike. E ëma e saj ishte aktore, e bukura Jayne Mansfield, ishte shfaqur te "The Girl Can't Help It". I ati i saj ishte Mickey Hargitay, bodibillder, aktor dhe ish-"Mr. Universe". Çifti ishte takuar në vitin 1956, kur Hargitay ishte në një klub nate derisa Mansfield ishte në audiencë. Ata u martuan, por u ndanë pak kohë pasi që ajo lindi. Tragjedia pasoi në vitin 1967, kur Mansfield vdiq në një aksident me veturë. Ata që ishin në karrigen përpara kishin vdekur, derisa Mariska dhe dy vëllezërit e saj Mickey dhe Zoltan prapa ishin duke fjetur. Ishin lënduar por mrekullisht kishin shpëtuar. Përderisa Hargitay nuk e mban mend aksidentin, ajo kishte thënë për "Redbook" më 2009 se "humbja e nënës time në moshë aq të re është shenjë në shpirtin tim".

\Iu desh t'i blinte bizhuteritë e vjedhura të nënës

Kur fëmija humb një prind, sidomos nëse janë shumë të rinj për t'i kujtuar mirë, ata duan të kanë diçka që u ka takuar atyre. Për kohë të gjatë Hargitay nuk e kishte këtë mundësi. Kjo pasi shumica e gjërave të tyre ishin vjedhur në shtëpi dhe ju ishin shitur koleksionistëve. Hargitay ia kishte treguar këtë James Lipton gjatë "Inside the Actor's Studio" më 2014. Ajo ka thënë se vite më pas, koleksionuesit i ishin ofruar dhe e kishin pyetur nëse dëshironte të blinte disa prej gjërave. Ajo kishte pranuar se me kujdes e vë tani edhe byzylykun e nënës.

Një legjendë e tmerrshme urbane kishte filluar në lidhje me vdekjen e nënës

Askush nuk dëshiron ta përjetojë vdekjen e më të dashurve, por Mariska-s i ishte dashur ta bënte këtë me vite të tëra derisa ballafaqohej me thashetheme që kishin filluar rreth vdekjes së nënës së saj. Mansfield ishte kujtuar për dekada pas vdekjes së saj, por në mënyrë makabre. Vdekja tragjike e nënës së Hargitay ishte shndërruar në shaka, me fjalët se i ishte prerë koka. Kjo nuk ishte e vërtetë, ishte paruka e saj pranë rrugës. 

Edhe njerka e saj për pak sa nuk vdiq

I ati i Hargitay, Mickey, kishte martuar Ellen Siano, kur vajzën e kishte 3 vjeçe. Çifti kishte ndenjur bashkë derisa Mickey ndërroi jetë më 2006. Siano ishte një njerkë e shkëlqyeshme, kishte thënë Hargitay te "E! True Hollywood Story" dhe i kishte ndihmuar pas vdekjes së nënës së saj. Për "Good Housekeeping" më 2012 ajo ka rrë- fyer: "E kam quajtur nënë. Vërtet ajo kujdesej për ne. Ne ishim të bekuar, ajo na donte shumë, ishte fat ta kemi atë". Por, familja kishte një shenjë të madhe në vitin 1973, kur aeroplani me të cilin njerka po udhëtonte kishte një turbulencë të madhe. "Një pasagjer ishte vrarë dhe katër të tjerë kishin shkuar në spital, përfshirë edhe Ellen-in". "Ne menjëherë kemi shkuar në spital për ta vizituar", thotë Hargitay. "Ajo ishte përplasur për dysheme. Ajo ishte lënduar shumë". 

Kishte shumë borxhe 

U desh kohë e gjatë që Hargitay të bëhej një yll. Ajo nuk kishte marrë rolin te "Law & Order: SVU' derisa i kishte mbushur 35 vjet. Pra, kjo do të thotë se nuk kishte jetë të qëndrueshme financiare. Pasi që nuk kishte të holla, ajo kishte marrë borxh. "Unë e kisha një shtëpi dhe një veturë që nuk dëshiroja ta humbas", thotë ajo "dhe kisha shumë borxhe kredie". Dikur i dashuri i saj ia kishte paguar shpenzimet. Sot ajo ka shumë kujdes me të hollat. "Kam mësuar si t'ia dalë", thotë ajo. 

I ati i Hargitay vdiq nga kanceri në zorrë të trashë në vitin 2006

Jo vetëm se rolet i kishte marrë me vonesë, por edhe martesën e kishte bërë vonë. Burrin e saj të ardhshëm, Peter Hermann e kishte takuar në 2001. Ata ranë në dashuri dhe u martuan më 2004, kur ajo ishte 40 vjeçe, derisa fëmija i tyre i parë erdhi në gusht 2006, kur ishte 42 vjeçe. Ishte nominuar për "Emmy" në 2006. Kur po bëhej gati të lindte, ishte pranuar në spital, atëherë edhe i ati i saj ishte shtrirë në spital. Ishte kuptuar se vuante nga kanceri. Ai mbijetoi ta shihte nipin e tij, por vdiq në shtator. 

(Kosova Sot)