Antologjitë e huaja rezervojnë pak vend për autorët kosovarë

  • 07 December 2017 - 08:23
Antologjitë e huaja rezervojnë pak vend për autorët kosovarë

PREZANTIMI I KRIJUESVE JASHTË VENDIT

Meholli: Pavarësisht shpërthimeve aty- këtu, letërsia jonë ende vazhdon të mos ketë vendin e saj meritor

"Nuk ka një treg të sigurt, pasi shkrimtarët nuk mund ta shesin produktin e tyre-librin. Kjo ka ndikuar që ne sot të mos jemi të përfaqësuar në asnjë antologji letrare. Këtë ka mundur ta bëjë ndonjë shkrimtar krejt vetëm dhe i pavarur. E ceka këtë, pasi për këto përgjegjës janë shtëpitë botuese, e jo shkrimtarët", ka thënë krijuesi Fatmir Halimi për gazetën "Kosova Sot"

Prezantimi dhe botimi i veprave të krijuesve kosovarë vazhdon të mbetet një sfidë jo vetëm për shkrimtarët tanë, por edhe për institucionet kulturore që mbledhin krijuesit. Edhe pse viteve të fundit prezenca e krijuesve tanë në antologji të ndryshme, qoftë të nivelit evropian apo ndonjë forme tjetër në gjuhë të huaja është promovimi i letërsisë sonë mbetet mbrapa atyre të rajonit. Megjithatë, një punë të mirë në këtë drejtim janë duke e bërë festivalet e ndryshme me karakter ndërkombë- tar, të cilat përmes bashkëpunimeve me festivale simotra po shndërrohen një urë mjaft premtuese për promovimin dhe prezantimin e letërsisë nga Kosova në vendet evropiane. Si rezultat i kësaj pastaj krijuesit kosovarë po gjejnë hapësira edhe në antologjitë e ndryshme letrare evropiane. 

Pjesëmarrja nëpër festivale ndërkombëtare krijon njohuri më shumë për Kosovën

Krijuesi Fahredin Shehu, i cili për vite me radhë organizon dhe drejton Festivalin Ndërkombëtare të Poezisë në Rahovec, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se me themelimin e Fondit për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi dhe me Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, i cili mbahet në muajin shtator të çdo viti, është arritur shumë që të bëhet promovimi i autorëve tanë, ne veçanti të poetëve. Sipas tij, kjo punë nuk do të ndalet. "Me këtë qëllim kemi ngritur edhe një uebfaqe, ku krahas materialeve të festivalit, promovojmë edhe autorë ndërkombëtarë, si dhe autorët tanë, të cilët e kanë mundësinë që puna e tyre të ketë një difuzion global", ka pohuar shkrimtari Shehu. Më tej, ai ka thënë se, sidoqoftë, kjo nuk mjafton, pavarësisht se jemi ende në fillim. Ndërsa ka shtuar se pjesë- marrja nëpër festivale ndërkombëtare të poezisë krijon njohuri më shumë për Kosovën dhe për atë se çfarë shkruhet te ne dhe me këtë edhe promovim më të mirë të autorëve. Po sipas tij, dikur ishte shumë vështirë, për shkak se Kosovën e njihnin vetëm si një vend ku kishte luftë, dyshimi se në kushte lufte askujt nuk i shkon ndërmend që të shkruaj etj. 

Problem, mungesa e madhe e përkthimeve cilësore

Shehu më tej shprehet se Kosova ka krijimtari të mirë dhe cilësore letrare. "Tjetra që duhet ta kemi parasysh është se askush nuk vjen të na lusë që të na botojë, por duhet të ketë komunikim dhe hapje më të madhe me Evropën. Mungesa e përkthimeve cilësore është po ashtu një problem, i cili e vështirë- son këtë komunikim. Përkthimi duhet të jetë reciprok, sepse edhe ne kemi nevojë të dimë se çka krijohet aktualisht jashtë kufijve tanë të padefinuar", ka potencuar shkrimtari Shehu, në një prononcim për "Kosova Sot". Krijuesi Fatmir Halimi, duke folur rreth problemit të prezantimit të krijuesve tanë nëpër antologji të ndryshme në gjuhë të huaja, ka thënë për "Kosova Sot", se edhe industria evropiane e librit është një treg privat, por, siç ka thënë ai, ka një dallim, pasi në Evropë ka shtëpi botuese shumë të fuqishme, që kanë miliona lexues. Kurse te ne shtëpitë botuese janë minore dhe mbijetojnë vetëm sot për nesër. Meqë, sipas Halimit, nuk ka një treg të sigurt dhe nuk mund ta shesin produktin e tyre, librin. "Kjo ka ndikuar që ne sot të mos jemi të përfaqësuar në asnjë antologji letrare. Këtë ka mundur ta bëjë ndonjë shkrimtar krejt vetëm dhe i pavarur. E ceka këtë, pasi për këto përgjegjës janë shtëpitë botuese, e jo shkrimtarët", ka thënë Halimi për "Kosova Sot". Ndërkaq,në një prononcim për "Kosova Sot", shkrimtari Bujar Meholli, duke folur rreth prezantimit të produksioneve letrare të krijuesve kosovarë për audiencën e jashtme, ka thënë se poezia, si zhanër, fatkeqësisht, ka rënë dukshëm, dhe sot poezi të mirëfilltë lexojnë studentet e letërsisë, me ndonjë përjashtim të vogël. Ai ka thënë se, pavarësisht shpërthimeve aty- këtu letërsia jonë ende vazhdon të mos ketë vendin e saj meritor përkraha tyre evropiane. Megjithatë, ka shtuar më tej ai, poet- ët apo krijuesit e mirë nuk i mungojnë vendit. 

(Kosova Sot)