< Rrëfimi për çiftin që bie në dashuri në periferi të Uashingtonit - Kulturë - Kosova Sot
Rrėfimi pėr ēiftin qė bie nė dashuri nė periferi tė Uashingtonit

Rrėfimi pėr ēiftin qė bie nė dashuri nė periferi tė Uashingtonit

KRITIKË E FILMIT 'NOVEMBER CRIMINALS'

Një film nuk duhet që të ketë ambicie më të madhe, pos ta tërheqë vëmendjen e shikuesve. Por, në këtë botën tonë ka edhe filma që mund t'ju bëjnë të pyeteni: Pse ekziston ky film? Ta marrim shembullin "November Criminals". Kemi të bëjmë me një film triler, i cili, gjykuar sipas të dhë- nave fillestare, ka atë që mund të quhet pedigre. Yjet e këtij filmi, Ansel Elgort dhe Chlow Grace Moretz, sjellin stilin e tyre të aktrimit, si nxënës të vitit të fundit të shkollës së mesme, që janë një çift në dashuri, në periferi të Uashingtonit.

Kemi të bëjmë me një film të buxhetit të vogël

Në këtë film luajnë edhe aktorët David Strathairn dhe Catherine Keener, në rolin e prindërve të tyre të shkurorëzuar, derisa regjinë e ka bërë Sacha Gervasi, regjisori britanik i filmave dokumentar, i cili ka bërë edhe filmin "Anvil: The Story of Anvil" (2009). Kjo është ajo që thamë më parë që paraqet pedigrenë e këtij filmi. Kjo duket një pedigre e mirë, por filmi "November Criminals", i cili filloi të shfaqej në VOD (sipas kërkesës, me pagesë), para se të fillojë të shfaqet në kinema, javën tjetër, është një triler, të themi ashtu, i papërpunuar. Pyetja kryesore që të lindë derisa e shikon atë, është pse morët mundin që ta shikonit. Kemi të bëjmë me një film të buxhetit të vogël, i cili i riciklon klishetë, si ato antike, po ashtu edhe ato më pak antike.

Pa planifikuar, ata bien në dashuri

Ansel Elgort arriti famën me filmin "Baby Driver", por derisa e shikoni në filmin për të cilin e kemi fjalën, ju duket sikur shihni ardhjen e dytë të Ashton Kutcherit. Elgort dhe Moretz luajnë rolin e çiftit Addison dhe Phoebe, të cilët pushojnë së qeni vetëm miq, pasi që ajo i propozon atij që ta humbnin virgjërinë së bashku. Pa planifikuar, ata bien në dashuri. Por, nuk e pranojnë një gjë të tillë. Rolet në këtë film i luajnë Ansel Elgort, Chlow Grace Moretz, Catherine Keener, David Strathairn, Terry Kinney, Danny Flaherty, Cory Hardrict, Victor Williams dhe Allie Marshall.

(Kosova Sot)

23 orë e 38 minuta më parë