Dua Lipa, femra më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2017

  • 08 December 2017 - 13:32
Dua Lipa, femra më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2017

Ajo zyrtarisht është më e madhe se Ariana Grande dhe Rihanna, e mos të përmendim Beyonce dhe Taylor Swift. Ylli britanik Dua Lipa është emëruar si femra më e transmetuar në vitin 2017 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas "Spotify", që këngën e saj "New Rules" e vendos në vendin e parë. Kjo bukuroshe, në moshën 22 vjeçe, është një zë autentik. Lipa është rritur në Mbretërinë e Bashkuar, por që në moshën 13 vjeçe ajo bashkë me prindërit e saj shqiptarë ishte larguar nga Kosova.

Një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit

Dy vite më pas, ajo është kthyer në Londër për ta ndjekur ëndrrën e muzikës dhe ka filluar të postojë "online". Ajo kishte nënshkruar për "Warner Bros" dhe këngët e saj origjinale shpejt e bënë dallimin. "Debutimi i saj e bëri të dukej si një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit", thotë eksperti James Masterton."Nuk është aspak rastësi që lansimi i saj i radhës u bë një nga më të mëdhenjtë prej sa", thotë ai. Lipa, këngën e saj "New Rules" e ka lansuar këtë korrik dhe përfshihet në albumin e saj, derisa kënga është ngjitur lart.

Videon e kanë shikuar 746 milionë

Lipa gjithmonë me guxim ka folur për femrën dhe rëndësinë e ngritjes së adhurueseve të saj të reja femra. Dhe, kënga e saj "New Rules" është himni i saj. Kjo kulmon me vargjet në këngë: Nëse je nën të, nuk do të hipësh sipër tij". Videon e kanë shikuar 746 milionë, duke e radhitur si një nga videot më në trend të Mbretërisë së Bashkuar për vitin 2017.

(Kosova Sot)