Rrëfimi për vajzën që ka frikë vdekjen

  • 08 December 2017 - 15:19
Rrëfimi për vajzën që ka frikë vdekjen

KRITIKË FILMIT 'DAISY WINTERS'

Daisy është një vajzë aspak e zakonshme dhe shumë brutale

Derisa është në shkollë, Daisy shkruan më shumë poema me titujt si Frika" derisa miqtë e saj të klasës më me dëshirë flasin për macet. Kur dikush i thotë ndonjë tregim të pikëlluar për fëmijën e tyre, ajo buzëqesh

E obsesuar nga vdekja, vajza e re ballafaqohet me kancerin e së nënës. Kjo melodramë vjen nga regjisorja, tashmë e ndjerë, Beth LaMure. Katër muaj pasi që skenaristja dhe regjisorja Beth LaMure ka sjellë produksionin e parë për filmin e saj të parë, "Daisy Winters" ajo ka marrë përsipër jetën e saj. Kështu, me gjithë talentin e saj që e posedon, ajo kësaj radhe sjellë një tregim shumë interesant për një fëmijë, e cila nuk ka më shumë se 11 vjet. Bëhet fjalë për personazhin Daisy (aktruar nga Sterling Jerins), e cila ka frikë vdekjen dhe atë me një arsye të mirë.

Tezja ka dëshirë disiplinën

Nëna e saj, që nuk ka burrë për t'u kujdesur për të, Sandy (aktruar nga aktorja e madhe Brooke Shields), është duke luftuar me kancerin për pesë vite rresht, e nëse ndodh që e ëma e saj ta humbasë betejën me kancerin, ajo, Daisy, do të mbetej jetime dhe do të duhej të jetonte me tezën e saj Margaret (aktruar nga Carrie Preston), një teze që e ka dëshirë disiplinën. Ajo që ndodh më pas është një ngjarje e sinqertë dhe me shumë emocione, që vjen në qendër të vëmendjes nga Jerins ("Paterson", "The Conjuring"), që është një aktore e re për ta shikuar. Pa kaluar ende pesë minuta nga filmi, është e qartë se Daisy është një vajzë aspak e zakonshme dhe shumë brutale. Ajo është në tavolinë kur njofton nënën Suzy (aktruar nga Kathy Takada) se ajo ka rënë në dashuri me një të dashur të re. Në përgjigje të kësaj, Daisy e mbush lugën me spageta në mënyrë që ajo mundet t'ia lexojë asaj një poemë që e kishte shkruar për të, të titulluar "Pills". Kjo ka të bëjë me ndarjen e fundit të Suzy si dhe tentimin e saj të fundit për ta vrarë veten. Teksti anësor thumbon: mos u dobëso përsëri. Gjithçka për Daisy-n këtu është dramatike, përfshirë edhe grafikat e mëdha që i ka në bluzën e saj: një zemër të madhe, një lule të madhe, një fytyrë të buzëqeshur. Derisa është në shkollë, ajo shkruan më shumë poema me titujt si Frika" derisa miqtë saj të klasës më me dëshirë flasin për macet. Kur dikush i thotë ndonjë tregim të pikëlluar për fëmijën e tyre, ajo buzëqesh.

Të gjitha format e represionit

Një ditë, derisa ajo ishte duke u futur në klasë me mikun e saj më të mirë, Jackson (aktruar nga Nick Gore), ajo i thotë se fqinji më i afërt i ka vdekur. A mund ta fajë- soni tezen Margaret se ka tentuar ta konfiskojë DVD-në e Daisy me titull "Harold and Maude"? Skenari e bën këtë. Sjell gjitha format e represionit. Daisy Winters shihet edhe duke pirë verë në një restorant gjatë Natës së Vitit të Ri, por kjo lumturi e saj nuk do të zgjatë përgjithmonë. Kështu, ajo ka bërë një listë të emergjencave. Një prej tyre fillon me "Litar". Po ashtu, ka edhe një kukull të zezë, që tingëllon sikur të jetë një komedi e errët e filmit që të gjithë e njohim "Home Alone", por se LaMure sjell diçka më ndryshe se kjo, një tregim për vitet. Kinematografia e Shawn Maurer është e ngrohtë dhe e ndritshme, i cili kryesisht merret me kmerë kur Daisy fillon ta kapë paniku. Një haker me emrin Doug (aktruar nga Iwan Rheon) merr një rol më të madh dhe nuk sillet mirë, madje as atëherë kur tregon të bëmat e tij më parë. LaMure ka një zë intrigues dhe është vërtet turp që nuk do ta dëgjojmë më kurrë dhe më shpesh. 

(Kosova Sot)