Jeta dhe vepra e aktorit Blerim Peci (Video)

  • 09 December 2017 - 10:08
Jeta dhe vepra e aktorit Blerim Peci (Video)

Sot në mëngjes kinematografia dhe televizioni shqiptar në përgjithësi ka humbur në figurë dhe një thesar të rëndësishëm të saj.

Blerim Peci ka ndërruar jetë sot si pasoje e një problemi shëndetësor në mëlqi. Këtë e ka bërë të ditur miku i tij më i mirë dhe bashkëpunëtori i tij, Fehmi Ferati përmes një postimi në llogarinë personale në “Facebook”.

“Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty”. Rand shumë e randë bre! Njoftojmë miqët, shokë, familjarë e bashkëpunëtorë se Blerim Peci sot ndërroi jetë”, ka shkruar me dhimbje të thellë Ferati.

Por ajo që la mbrapa Blerim Peci do të gavrohet me shkronjë të mëdha në historinë e televizionit dhe humorit shqiptar.

Me qindra skeqe humoristike, me qindra batuta drejtuar padrejtësive e pushteteve e aq më tepër jetës sociale në të cilën po jetojmë.

Blerimi ishte zëri i atyre që nuk kishin zë duke shpërfaqur realitetin brenda pak minutash batuta. Fillimisht në “Meselation show”  së bashku me Fehmi Feratin, ku të dy aktorët famën e madhe e fituan nga ai projekt. Por fatkeqësisht pas disa kohëve ky emision humoristik ndaloj së transmetuari.

Blerimi nuk u dorëzua me kaq ai vazhdoj me projekte të vogla dhe më vonë startoi me emisionin e tij, Vikendi i cili u shndërrua ndër më të ndjekurit në vend. Kurse rubrika më e pëlqyer ishte ‘Kthimi në kohë’ ku Blerimi na bënte një krahasim interesant duke na quar në vitet deri në vitet e 60-ta dhe pastaj të kthente në realitetin në të cilin jetojmë.

Përkrah me aktoren, Xhejlane Tërbunja bënin një kombinim fantastik të çiftit fanatik të viteve të 60-ta dhe debatet e vogla midis tyre na ‘shkrinin’ së qeshuri.

Por një gjë është e sigurt që aktrimi dhe humori shqiptar ka humbur shumë kurse, Blerimi do të mbesë gjithmonë në kujtesën e adhurueseve dhe të gjithë atyre që e ndjekën hap pas hapi.

Ndryshe, Blerimi ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, close-up and outdoor

(Kosova Sot)