Të ftuarit specialë te Kënga Magjike! Nga Presidenti Meta te…(FOTO)

  • 09 December 2017 - 21:04
Të ftuarit specialë te Kënga Magjike! Nga Presidenti Meta te…(FOTO)

Ka nisur mbrëmja finale e Këngës Magjike 2017, ku përveç të pranishmëve të shumtë nga bota e artit është vënë re edhe prania e personaliteteve nga bota e politikës dhe medias.

Presidenti Meta dhe kryetari i baskisë së Tiranës Erjon Veliaj janë ulur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që botuesi dhe pronari i mediave Aleksander Frangaj ndodhej i shoqëruar me bashkëshorten. Alba Amir gjendej në këtë event po ashtu me bashkëshort Even.

Moderatori Arjan Çani, gjithashtu ishte në çift sonte. Deputeti Blendi Klosi shoqërohej nga Nora. Pak a shumë vendet e para VIP zihen miqtë e përhershëm të prezantuesit të mbrëmjes Ardit Gjebrea. Ndryshojnë këngët, por jo miqësitë e rreshtit të parë për Arditin vit pas viti në Këngën Magjike.

Image

 

(Kosova Sot)