Bien në harresë festivalet muzikore - Kulturë - Kosova Sot
Bien nė harresė festivalet muzikore

Bien nė harresė festivalet muzikore

Përveç mungesës së sallave adekuate për evente të tilla, për krijuesit dhe njohësit e zhvillimeve muzikore në vend, 'fajtorët' për heqje dorë të kosovarëve për organizime të festivaleve muzikore janë të shumtë, që nga depresioni socio-ekonomik që ka përfshirë shoqërinë kosovare deri tek shpërthimi i antivlerës, mosserioziteti i organizimeve dhe mosmbështetja jo vetëm nga institucionet, por edhe nga komuniteti i biznesit.

Organizmi i festivaleve të muzikës së lehtë të tipit "Kënga Magjike" apo si të dikurshmit, "Polifest" apo "Showfest", po del të jetë një punë mjaft sfiduese për skenën muzikore në vend. Pavarësisht se vendi ka kapacitete të mjaftueshme profesioniste në fushën e muzikës për të mbajtur një festival të përmasave evropiane. Përveç mungesës së sallave adekuate për evente të tilla, për krijuesit dhe njohësit e zhvillimeve muzikore në vend, 'fajtorët' për heqje dorë të kosovarëve për organizime të festivaleve muzikore janë të shumtë, siç kanë thënë ata, që nga depresioni socio-ekonomik që ka përfshirë shoqërinë kosovare deri tek shpërthimi i antivlerës, mosserioziteti i organizimeve dhe mosmbështetja jo vetëm nga institucionet, por edhe komuniteti i biznesit.

Depresioni socio- ekonomik

Në një prononcim për "Kosova Sot", këngëtari Visar Peja ka thënë se mosmbajtja e një festivali të tillë vjen si rezultat i një depresioni socioekonomik dhe njerëzit nuk shohin interes për kësi iniciativash. "Sigurisht që iniciativa mungon, pasi fatkeqë- sisht si shoqëri komplet kemi hyrë në një depresion socio- ekonomik dhe njerëzit nuk po shohin interes për kësi iniciativash", ka thënë Peja. Por, ka shtuar ai, nuk do të thotë që institucionet shtetërore, siç ka pohuar ai, të mos ndezin motorët nga qendra në mënyrë që të kthehet motivi për një gjë të tille sikur një kohë Akordet, Kosovarja këndon, e më vonë "Polifesti" e "Showfesti! Kurse, Ilir Muharremi, kritik, ka thënë për 'Kosova Sot", se përveç kapaciteteve duhet të ketë edhe organizim të mirë. Por, sipas Muharremit, edhe vlerësim objektiv, kurse vlerësimet te ne që po bëhen në fushën e muzikës ende nuk janë profesionale, nga që, siç ka pohuar më tej ai, nuk mund të jenë profesionale kur vetëm një anëtar e komisionit është profesional, derisa të tjerët japin vlerësime tallava. "Nga komisionet tallava nuk pritet profesionalizëm. Talente ka, po s'ka kush t'i vlerësojë. Duhet sa më parë t'u thuhet organizatorëve të caktojnë profesionistë në fushën e vlerësimit", ka thënë Muharremi për "Kosova Sot".

Festivalet degraduan gjithçka

Ndërkaq, Bujar Meholli, krijues, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se festivalet e këngës, ndër vite kanë nxjerrë emra të mëdhenj të skenës sonë. Por, ka shtuar ai, këto festivale kohët e fundit kanë degraduar dhe gjithçka që ka mbetur është emri. Sipas tij, "shkaktar që Kosova nuk po mund ta organizojë një festival të mirëfilltë të këngëve janë institucionet dhe keqpërdorimet e ndryshme që vazhdimisht bëhen nga organizatorët .Por, a meritojnë artistët tanë ta kenë një festival të përmasave ndërkombëtare? Unë mendoj se jo! Kjo për faktin, se sot më së paku bëhet muzikë dhe më së paku i kushtohet atij që njihet si art i vërtetë - apo shkrirje e emocioneve në tinguj", ka potencuar Meholli për "Kosova Sot", duke vazhduar se, ta zëmë, në "Kënga Magjike" apo edhe festivali i RTSH-së më shumë u kushtojnë rëndësi veshjeve, siç ka thënë ai, të pseudo-këngëtarëve sesa mëton të prezantojnë ndonjë vlerë të mirë- filltë artistike. Këto të fundit, ka pohuar më tej ai, nuk janë as në plan të tretë dhe se pjesëmarrësit prezantojnë ndonjë vijë melodike kopjuese dhe ndonjë tekst mediokër, një shembull, sipas tij, që dëshmojnë se kështu nuk ka kuptim festivali që i dedikohet këngës. "Pra, jam i mendimit se në Kosovë para se të tregohet gishti nga institucionet, duhet të kritikohen artistët që s'po janë në gjendje të na dhurojnë art të pastër, dhe të denjë për festivale. Kur të arrijnë artistët në atë stad, atëherë pjesa tjetër i mbetet organizatorëve të festivalit", ka pohuar Meholli për "Kosova Sot'.

(Kosova Sot)

6 orë e 31 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa