Raporti i gazetarisë amerikane me pushtetin - Kulturë - Kosova Sot
Raporti i gazetarisė amerikane me pushtetin

Raporti i gazetarisė amerikane me pushtetin

KRITIKË E FILMIT 'THE POST'

Drama më e re e regjisorit të njohur Steven Spielberg

"The Post" është një dokudramë mirë e thurur, me plot vetëbesim dhe me bërjen profesionale, që sjell tregimin amerikan për gazetarinë, politikën, si dhe mënyrën se si gjërat bëhen bashkë te disa javë fatale në verën e vitit 1971

Aktorët e mirënjohur të Hollivudit Tom Hanks dhe Meryl Streep, si liderë të gazetës së njohur "The Washington Post", udhëheqin këtë dramë dokumentare rreth asaj se si Letrat e Pentagonit ndryshuan marrëdhënien e gazetarisë amerikane me pushtetin.

Letrat e Pentagonit 

Drama më e re e regjisorit shumë të njohur Steven Spielberg, me titull "The Post" sjell përplasjen e mirë dhe të këndshme, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Është një dokudramë mirë e thurur, me plot vetëbesim dhe me bërjen profesionale, kështu sjell tregimin amerikan për gazetarinë, politikën si dhe mënyrën se si gjërat bëhen bashkë te disa javë fatale në verën e vitit 1971. Kjo është koha kur gazeta "The New York Times", ndjekur edhe nga "The Washington Post", kanë publikuar disa fragmente të gjëra të quajtura si "Pentagon Papers": tregime tepër të fshehta të qeverisë për Luftën e Vietnamit, gënjeshtrat që i ishin thënë popullit amerikan rreth përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indokinë që nga viti 1945. Gënjeshtra më destruktive: fshehja e faktit që liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishin ditur që më parë se kjo ishte betejë e humbur. 

Lajmet kryesore në ballinë

E gjithë zemra e filmit është e vendosur për gazetën "Post", ku botuesi ekzekutiv, Ben Bradlee (që aktrohet nga Tom Hanks), që është një aristokrat me këmishë me mëngë të shkurtë, dhe Katharine Graham (aktruar Meryl Streep), botues i shtuar dhe shumë shoqëror, nuk lejon që të mbajnë anë derisa në momentin kur e marrin një grusht të fortë. Që të dy prej tyre duan të kenë një gazetë të madhe, një që do të ketë dhe do ta dridhë imazhin si një "gazetë lokale" dhe të bëjë më shumë për të pasura lajmet kryesore në ballinë, ata thënë shkurt duan ta bëjnë historinë. Porse ata nuk pajtohen me mënyrën se si të arrijnë deri te një qëllim si ky. Në fakt, Bradlee është pasqyra e Graham: Ajo do ta punë- sonte, por se nuk mundet të vendosë si ta inkurajojë apo si ta përmbajë atë. Në vitin 1971, gjatë zbulimit të "Pentagon Papers", që të dy gazetat, "Times' dhe "Post" qëndrojnë kundër vendimit gjyqësor, nënshkruar nga "Nixon White House", për të ndaluar botimin e dokumenteve të fshehta. "The Post" ofron jo vetëm një porosi, por edhe një paralajmërim se liria e shkrimit është një luftë që kurrë nuk ndalon. Kur shtypi fillon të preket nga censura, megjithëse turp, ata do të fitojnë duke marshuar. Ky është një mësim që kurrë nuk ka pasur më shumë të dëgjohet se sa që ka sot nevojë. Thënë shkurt, është një film që ia vlen të shikohet që nuk është edhe aq vepër e madhe e artit. Janë dy filma të fundit të Spielbergut që janë bërë në një frymë të zjarrtë mesianike: "Munich" një triler që i adresohet pas ngjarjeve të sulmeve të 11 shtatorit dhe ai "Lincoln" një lloj i makinerisë kohore që komenton fraksionet e rritura dhe skenën e ndarë politike. 

Shënime për luftën në Vietnam

Standardi i artë për këtë lloj tregimi të vërtetë të gazetarisë është, natyrisht, "All the President's Men" një film që zuri vend në të shtatëdhjetat, që ishte bërë në të shtatëdhjetat, që kishte sjellë idealizmin dhe korrupsionin që kanë ndihmuar definimin e të shtatëdhjetave. Kështu, aktori Bruce Greenwood, kalon linjat e tij të aktrimit që i ka në qejf dhe sa mirë sjell Sekretarin e Mbrojtjes Robert McNamara, i cili kishte bërë një gabim tragjik e më pas e kishte lënë dikë si Daniel Ellsberg ta lexonte atë. Filmi hapet me Ellsberg, aktruar nga Matthew Rhys, duke marrë shënime për luftën në Vietnam, më pas duke e dëgjuar McNamara-n në aeroplan që shpjegon se lufta po shkon si mos më keq. Ben Bradlee e ndjen se diçka po kundërmon këtu, derisa ai më pas ndjen nevojën që të jetë konkurrencë me gazetën tjetër, "The Times". Kur ai dhe dy nga gazetarët tjerë shohin tregimin e "Pentagon Papers", ai menjëherë e di se sa historike do të jenë. 

(Kosova Sot) 

7 orë e 31 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa