Trajtimi human i qenve në jetën reale

  • 12 December 2017 - 15:24
Trajtimi human i qenve në jetën reale

Qëllimet e mira ndonjëherë vijnë në forma të çuditshme dhe, derisa nuk kemi arsye për të pasur dyshim rreth sinqeritetit të skenaristit-regjisorit Paul Solet, filmi "Bullet Head" e vë në dyshim aftësinë e tij gjykuese - një triler pak i ngjashëm me filmin "Reservoir Dogs", del të mos jetë mënyra ideale për të apeluar për trajtim human të qenve në jetën reale. Ky film sjell momente të së tashmes dhe të së kaluarës, komike dhe të tjera, derisa hajnat Adrien Brody, John Malkovich dhe Rory Culkin, kalojnë kohën në një magazinë, pas dështimit të një plaçkitjeje.

Pamjet e kafshëve të përgjakura

 Asnjëri prej këtyre aktorëve nuk është në momentin e tij më të mirë në këtë film, të xhiruar në Bullgari, ku sidomos, për të keq, dallohet aktori Antonio Banderas. Një gjë tjetër e papërshtatshme në këtë film, janë edhe pamjet e kafshëve të përgjakura dhe të masakruara në luftimet ilegale, kur dihet se ky film iu dedikohet atyre që pëlqejnë të mbajnë qen. Rezultati i përgjithshëm është një film i cili mund të shikohet edhe pse ka shumë nevojë për përmirësime. Bile as titulli i filmit nuk ka kuptim: Është e vërtetë se plumbat fluturojnë në këtë film, por për kokën (head) e kujt është fjala këtu?

Të nervozuar janë edhe të moshuarit

 Për shkak të temperamentit impulsiv të të riut Gage (Culkin), një plaçkitje në një qendër të madhe tregtare kishte dështuar në momentin kur e shohim atë për herë të parë. Të nervozuar janë edhe të moshuarit, Stacy (Brody) dhe Walker (Malkovich). Për një arsye të mirë, ata e ndeshin veturën e tyre në një kompleks të braktisur industrial, ku presin një koleg për t'i marrë. Por, del se ata nuk ishin vetëm. I lënë për të ngordhur, pasi që kishte fituar një seri të garave me qen të tjerë, është qeni De Niro, i cili është i trajnuar për të qenë i dhunshëm nga pronari i tij (Banderas). Regjinë dhe skenarin e filmit i ka bërë Paul Solet, derisa aktorët që luajnë këtu, janë Adrien Brody, John Malkovich, Rory Culkin, Antonio Banderas, Ori Pfeffer, Alexandra Dinu, etj.

(Kosova Sot)