Nominimet dhe dëshpërimet në kategorinë e filmit

  • 13 December 2017 - 16:00
Nominimet dhe dëshpërimet në kategorinë e filmit

"Globes" nuk i dha asgjë për skenarin yllit Kumail Nanjiani, ose Zoe Kazan, si dhe aktores në rolin e dytë, Holly Hunter S ikurse te "Oscars", "Globes" i ndajnë filmat në dy kategori: drama dhe komedi ose mjuzikël. Komedia "The Big Sick" është një nga komeditë më të adhuruara dhe është konsideruar si një më i preferuari për të fituar çmime. Por se "Globes" nuk i dhanë asgjë për skenarin yllit Kumail Nanjiani, ose Zoe Kazan, ose aktoren e rolit të dytë Holly Hunter. Po ashtu ishte anashkaluar "Beauty and the Beast" që është filmi me të ardhurat më të mëdha të vitit. Do të mendonit se e kanë dominuar Emma Watson vetëm ta shohin në tepihun e kuq, por jo. Në vend të kësaj, kategoritë komedi/mjuzikël te "Globe" shpesh dinë të jenë të çuditshme.

"Wonder Woman" nuk mori asgjë

Këtë vit, ata kanë vendosur që filmi satirik horor "Get Out" si komedi të dominojë në kategoritë komike për "Best Picture" dhe "Best Actor" (Daniel Kaluuya). Por asgjë nuk kishte për ndonjërin nga aktorët tjerë, ose për skenarin e mprehtë dhe regjinë e Jordan Peele. Në fakt, "Get Out" duhet ta konsiderojë veten me fat për t'u dominuar. Vitin e kaluar ishte vlerësuar "Deadpool", por filmi i këtij viti "Wonder Woman", pos se kishte shumë sukses si një film me një superheroinë, nuk mori gjë.

Kevin Spacey u la anash

Mirënjohje nuk ka as për Gal Gadot ose regjisorin Patty Jenkins - apo për regjisoret femra, si Greta Gerwig ("Lady Bird"), Dee Rees ("Mudbound"), dhe Kathryn Bigelow ("Detroit"). Asgjë edhe për performancat e aktorëve në filma si, Patrick Stewart në "Logan" ose Harrison Ford në "Blade Runner 2049". Dhe përsëri askush nuk është ballafaquar me më shumë lënie anash këtë vit sesa Kevin Spacey. Tani, sa për ta fyer jurinë pak, "Plummer" ka nominimin për "Supporting Actor", në vend se të dominoheshin Mark Rylance ("Dunkirk"), Ben Mendelsohn ("Darkest Hour") dhe Michael Stuhlbarg ("Call Me By Your Name"). Për nominimin e "Best Actress" për Michelle Williams, në vend të Gadot dhe Kate Winslet ("Wonder Wheel"). Për më shumë, "HFPA" gjithmonë do ta dojë Denzel Washington dhe Helen Mirren. Washington mori një mirënjohje për "Roman J. Israel, Esq", derisa Mirren ishte emërtuar në kategorinë "Best Comedy/Music.

(Kosova Sot)