'Three Billboards' dhe 'Big Little Lies' marrin numrin më të madh të nominimev

  • 14 December 2017 - 15:28
'Three Billboards' dhe 'Big Little Lies' marrin numrin më të madh të nominimev

SHPËRBLIMET E SAG

Nuk kanë mbetur shumë prapa me nominime as filmat 'Lady Bird', 'Stranger Things' dhe 'GLOW'
F ilmi me një titull paksa tepër të gjatë, "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" kryeson me nominimet e sivjetme të ceremonisë së 24-të vjetore të ndarjes së shpërblimeve SAG (Screen Actors Guild - Shoqata e aktorëve të ekranit), ku këto nominime u bënë publike të mërkurën në mëngjes.
"Big Little Lies" mori po ashtu katër nominime

Ky film mori katër nominime, duke përfshirë edhe atë në kategorinë ansambli më i mirë dhe nominimet në aktrim, për Frances McDormand, Woody Harrelson dhe Sam Rockwell. Pason filmi "Lady Bird" me dy nominime, për ekipin më të mirë dhe një nominim individual për Saoirse Ronan. Sa iu përket filmave TV, filmi "Big Little Lies" mori po ashtu, katër nominime, duke përfshirë edhe mirënjohjet për aktorët yje Laura Dern, Nicole Kidman, Alexander Skarsgard dhe Reese Witherspoon. 

SAG do të transmetohet live në TNT dhe TBS të dielën

Nga katër nominime morën edhe filmat "Stranger Things" dhe "GLOW". Olivia Munn dhe Niecy Nash i bënë publike nominimet në Qendrën "Pacific Design" në Hollivudin perëndimor. Ndarja e shpërblimeve SAG do të transmetohet live në TNT dhe TBS të dielën, më 21 janar. Sikur që është bërë me dije paraprakisht, moderator i këtij evenimenti do të jetë Kristen Bell, derisa aktori i mirënjohur Morgan Freeman do ta marrë Shpërblimin për të arritura jetësore. 

(Kosova Sot)