Gjërat shokuese, që i mësuam pas vdekjes së Amy Winehouse - Kulturë - Kosova Sot
Gjërat shokuese, që i mësuam pas vdekjes së Amy Winehouse

Gjërat shokuese, që i mësuam pas vdekjes së Amy Winehouse

KISHTE NJË TALENT TË JASHTËZAKONSHËM

Ishte e vështirë në skenë

Kur ylli anglez ishte pyetur se cili artist amerikan i fle në zemër, ajo kishte vlerësuar këngëtaren Pink, duke cekur këngën "What About Us", derisa për të kishte thënë i pëlqen, sepse 'flet me gojën plot dhe nuk i jep pesë pare për asgjë"

E gjithë bota kishte mbetur e shtangur kur Amy Jade Winehouse, artistja angleze që qëndronte pas shumë hiteve si "Rehab" dhe "Back to Black" vdiq si pasojë e helmimit me alkool më 23 korrik 2011. Vdekja e saj tragjike kishte nxitur miqtë dhe familjet që t'i bëjnë të ditura disa gjëra që u bënë të ditura vetëm pas vdekjes së saj.

Ajo ishte më e talentuar sesa mendonim ne Më 3 korrik 2015, dokumentari me regjinë e Asif Kapadia, titulluar "Amy", ka debutuar në Nju Jork dhe në Los Anxhelos. Filmi përfshinte disa video intime të këngëtares, përfshirë edhe videon kur një mikut i këndon serenadë për ditëlindje. Në video, atëherë 14 vjeçe, Winehouse sa mirë e këndon këngën "Happy Birthday", duke e dëshmuar se edhe pse në moshë aq të re, ajo kishte një talent të jashtëzakonshëm. Kapadia po ashtu ishte i mahnitur nga orë të tëra me fotot e yllit. Përkundër se dokumentari flet shumë për të, ajo kurrë nuk e ka parë këtë dokumentar. Ajo ishte adhuruese e madhe e këngëtares Pink Në janar të vitit 2004, një gazetar me emrin John Marrs e intervistoi Winehouse por që atëherë nuk ishte shumë e njohur. Albumi i saj "Frank" porsa ishte lansuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kishte pritur të jetë yll kaq i madh, madje botuesi as që e kishte publikuar këtë intervistë më pas. Pas vdekjes së saj, ishte lansuar dhe kemi mësuar disa fakte për artisten e madhe. Kur ylli anglez ishte pyetur se cili artist amerikan i fle në zemër, ajo kishte vlerësuar këngëtaren Pink, duke cekur këngën "What About Us", derisa për të kishte thënë i pëlqen sepse 'flet me gojën plot dhe nuk i jep pesë pare për asgjë". Ajo kishte shkruar një këngë për reperin Nas Në vitin 2006, Winehouse kishte lansuar albumin e saj me titull "Back to Black". Albumi përfshinte 12 këngë, përfshirë edhe këngën "Me and Mr. Jones". Pas vdekjes së saj, kishte disa fjalë dhe thashetheme se kush ishte burri misterioz të cilit Winehouse po i referohej në këngë. Shumica mendojnë se ajo këngën e kishte shkruar për reperin Nasir "Nas" Jones, derisa disa nga fjalët në këngë përshtatet me jetën e vërtetë të tij. Kishte të njëjtët miq që nga fëmijëria Kur kishin bërë intervista me ata që ishin në rrethin e brendshëm të Winehouse, që nevojiteshin për dokumentarin e vitit 2015, regjisori Kapadia dhe producenti James Gay-Rees e kishin të vështirë të gjenin njerëz të afërt me këngëtaren që ishin në gjendje për të folur. Thuajse ata ishin betuar për të mos folur dhe kanë përdorur heshtjen e tyre karshi këngëtares problematike. Në fund, ata ishin në gjendje të bindnin të flisnin më shumë se 100 nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e Winehouse, që të japin mendimin e tyre personal. "Unë kam ndenjur ulur në dhomë me mikrofon në dorë" ka thënë Gay-Rees. "Unë i kam ndalur dritat dhe jemi ulur në errësirë dhe kemi biseduar". Kishin folur edhe miqtë nga fëmijëria, Ashby, dhe Lauren Gilbert. E dinte se nuk do të mund ta përballonte famën Kur një pjesë e dokumentarit zyrtar ishte prezantuar, adhuruesit ishin përshëndetur nga zëri i Winehouse duke e parashikuar rënien e saj. Kur kishte folur për suksesin e saj, Winehouse e kishte bërë të qartë se ajo nuk po tentonte të bëhej një yll i madh dhe nuk ka dashur të jetë e tillë, gjithçka tjetër "pos jo muzikante". Kur gazetari e kishte pyetur, "Sa yll i madh mendon se do të jesh", ajo i ishte përgjigjur, "Nuk mendoj se do të jem e famshme. Nuk mendoj se do të mund ta përballoja. Do të më çmendte". Lehtë punohej me të Gjashtë vjet pas vdekjes së saj, anë- tari i saj i grupit Dale Davis, ka dhënë një intervistë për "Music Radar" ka folur për kohën sa kishte performuar përkrah këngëtares. Ai kishte folur për varësinë e saj dhe e ka pranuar se ishte e vështirë në skenë me të 'gjatë dy apo tre viteve të fundit'. Përkundër asaj që i kishte ndodhur, Davis e ka quajtur atë "një talent i hatashëm dhe person lehtë për të punuar me të".

(Kosova Sot)

13 orë e 38 minuta më parë
20/09/18