Rrëfimet interesante për traditën e religjionit Jedi

  • 17 December 2017 - 08:27
Rrëfimet interesante për traditën e religjionit Jedi

KRITIKË E FILMIT 'STAR WARS: THE LAST JEDI'

Puna e Johnsonit në këtë film duket me të vërtetë zhgënjyese

Nuk ka dyshim se të gjithë fansat e franshizës "Star Wars" shpresojnë që çdo episod i ri të jetë më i miri i mundshëm. Por, në rastin e "Star Wars: The Last Jedi" kjo dukej sikur një mundësi e vërtetë. Me skenar dhe regji të Rian Johnsonit, këtij ish-nxënësi të festivalit "Sundance", i cili u bë i famshëm me filmin debutues të vitit 2005, "Brick", episodi VIII dukej sikur gjëja që kishte kohë që e prisnim. Por, edhe pse filmi "The Last Jedi" tanimë arrin standardet relativisht të larta të kësaj franshize, puna e Johnsonit në këtë film duket me të vërtetë zhgënjyese. Por, kjo nuk d.m.th. se ky film nuk ofron argëtim. Në fakt, përkundër suksesit të këtij filmi në ofrimin e efekteve mbresëlënëse vizuale, shikuesit nuk do të humbnin shumë edhe po të mos e shikojnë atë fare dhe të kalojnë te episodi IX, meqë nuk do ta ndjejnë as edhe mungesën më të vogël në lidhje me atë çka ka ndodhur në ndërkohë. Duket sikur detyra e Johnsonit ishte që ta zgjeronte franshizën pa ndryshuar asgjë të rëndësishme, gjë që është e ngjashme me mënyrën e operimit të TV klasik dhe të filmave James Bond, e jo me diçka që ka bërë ndonjëherë George Lucas.

SHKATËRRIMI I BAZËS TË SË KEQES

Mund të thoni çka të doni rreth filmave të bërë nga regjisori Lucas, por ata ofronin një ngjarje me të vërtetë të pasur. Në të kundërtën, filmi "The Last Jedi" hapet dhe mbyllet me skenat e bazës së Rezistencës të rrethuara, ku në ndërkohë, shqetësimi më i madh i filmit ka të bëjë me uljen e nivelit të karburantit në anije, duke ofruar lëvizje 'slow motion' nga Lideri suprem Snoke (Andy Serkis). Edhe më shumë sesa filmi i verës së kaluar, "Dunkirk", ky film iu është dedikuar nderit dhe sakrificës të një tërheqjeje të suksesshme, e cila nuk është as për së afërmi aq dramatike sa një ofensivë humbëse. Pas shkatërrimit të bazës të së keqes, "Starkiller", të Rendit të parë dhe me personazhin e Mark Hamillit, Luke Skywalker, në një pensionim të vetimponuar në vendin më të pagjetur në galaksi, Rezistenca udhëhiqet nga princesha Leia, rol që luhet nga aktorja, tanimë e ndjerë, Carrie Fisher, ku e tërë performanca e saj ka mbetur nën hije nga vdekja e parakohshme e saj. Por, kontributi i saj në këtë film është me të vërtetë i madh. Në një franshizë e cila ka qenë gjithmonë progresive rreth reprezentimit, femrat në esencë e kanë rolin kryesor kësaj here, gjë që me gjasë është gjëja më e mirë rreth një filmi i cili sjell Laura Dernin si të dytën në zinxhirin e komandës në anijen e rrezikuar No. 2. Edhe zëvendësadmirali Amilyn Holdo, si dhe dy motrat Paige (Veronica Ngo) dhe Rose Tico (Kelly Marie Tran), që të gjithëve iu jepet rasti që të shkëlqejnë. 

MBIJETESA NËN TENSIONET E LARTA

Në ndërkohë, Rey mbetet personazhi i cili ka më së shumti gjasa që ta vazhdojë traditën Jedi, pasi që ka pilotuar anijen "Millennium Falcon" deri te një ishull ku fshihet Luke, edhe pse ai del të jetë një mësues shumë më hezitues, sesa që ishte Yoda ndonjëherë. Me një paraqitje të një eremiti me mjekër, në fund të filmit "The Force Awakens", Luke është qesharak si asnjëherë më parë - një ndryshim i personalitetit i cili tregon se sa shumë "Star Wars" është ndikuar nga trendët e industrisë. Edhe pse në këtë seri asnjëherë nuk kanë munguar shakatë, episodi i ri sjell një parodi të ngjashme me atë që i ka infektuar edhe franshizat e tjera së fundmi, duke filluar nga filmat "Marvel" e deri te "Pirates of the Caribbean". Por, këtu lind pyetja logjike: "Nëse filmat nuk e marrin veten me seriozitet, atëherë pse këtë duhet ta bëjnë shikuesit? Harrison Ford ishte një aktor mjaft i mirë dhe Han Solo një personazh mjaft 'i ftohtë', kështu që atij i kishte hije ta bënte një gjë të tillë, po këtu qeshjet duken si me zor. Kjo bën që filmi i ri të duket më shumë i dedikuar për fëmijë, edhe pse, në këtë rast, vetvetiu shtrohet pyetja, a munden fëmijët të rrinë pa shkuar në tualet për dy orë e gjysmë, sa zgjat lufta midis dritës dhe errësirës në këtë film? Meqë, kjo edhe është ngjarja që ofron filmi The Last Jedi": nëse Kylo Ren (Adam Driver) dhe Rey janë dy njerëzit me aftësi të mjaftueshme mbinatyrore për ta vazhduar religjionin e dobësuar Jedi, cilën anë do ta zgjedhë secili prej tyre? Tanimë e dimë se kush janë prindërit e Renit (Han Solo dhe Leia), por, çka mund të themi për Rey'in? Filmi "The Force Awakens" sjell një keqbërës tjetër, me personazhin Snoke, i cili duket gjithnjë e më shumë misterioz, meqë në fillim paraqitet vetëm si hologram. Misioni këtu ka të bëjë thjesht me mbijetesën edhe pse tensionet do të ishin më të larta sikur Snoke të ishte më aktiv. Edhe pse mund të duket si kompliment tallës, mendojmë se, duke pasur parasysh ngjarjen e koklavitur të këtij filmi, Johnson i ka meritat e veta që nuk i përzien tërë këto gjëra. 

(Kosova Sot)