FILMAT MË TË MIRË TË VITIT 2017

  • 17 December 2017 - 13:34
FILMAT MË TË MIRË TË VITIT 2017

DISA MERITOJNË TË PËRMENDEN

Raportet racore në SHBA paraqiten në filmin "Get Out" 

SHKRUAN: RICHARD BRODY

E dhe pse në vitin 2017 ngjarja më e rëndësishme në botën e filmit ishte zbulimi i rasteve të abuzimit seksual, të kryera nga Harvey Weinstein, gjë që u pasua nga deklaratat kaherë të ndrydhura të femrave dhe meshkujve të tjerë, rreth keqtrajtimeve në botën e filmit, prapëseprapë nuk mund të thuhet se ky vit nuk na solli edhe disa filma të cilët me të vërtetë meritojnë që të përmenden. Ja disa prej tyre, ku në kllapa keni të shkruar emrin e regjisorit.

1. "GET OUT" (JORDAN PEELE)

Në këtë film të zhanrit horror komedi, Peele përdorë mjete të njohura për të përçuar ide të pasura në aspektin filozofik dhe të fuqishme në aspektin politik, rreth gjendjes së raporteve racore në SHBA.

2. "A QUIET PASSION" (TERENCE DAVIES)

Ky film i regjisorit Terence Davies, që flet rreth jetës së shkrimtares Emily Dickinson, është një kryevepër e vërtetë.

3. "GOOD TIME" (JOSH DHE BENNY SAFDIE)

Filmi "Good Time", me në rolin kryesor Robert Pattinson, i cili ka një vëlla me nevoja të veçanta, të cilin sa e mbron, po aq edhe e shfrytëzon, sjell në ekran një subjektivitet të gjallë.

4. "A GHOST STORY" (DAVID LOWERY)

Fuqia dramatike e këtij filmi është e pandarë nga shkëlqimi i tij i heshtur, sensual.

5. "SLACK BAY" (BRUNO DUMONT)

Dumont, i cili edhe vetë vjen nga regjioni ku u xhirua filmi, e pasuron këtë film me të dhënat intime rreth mistereve dhe miteve të tij, me qëllim të krijimit të një universi të veçantë kinematografik.

6. "PHANTOM THREAD" (PAUL THOMAS ANDERSON)

Bizar, i bukur, absurd dhe shkëlqyes: një rrëfim i rrufeshëm, por mirë i kontrolluar dashurie, me përmasa të dhunës. Daniel Day-Lewis, me performancën e tij në këtë film, është sikur një valltar baleti. Filmi do të fillojë që të jepet nga 25 dhjetori, 2017.

7. "BEACH RATS" (ELIZA HITTMAN)

Filmi i dytë i regjisores Hittman në qendër të ngjarjes e ka bisedën, respektivisht mungesën e saj në mesin e adoleshentëve të Bruklinit jugor.

8. "FACES PLACES" (AGNÈS VARDA DHE JR)

Kjo dyshe regjisorësh udhëtojnë duke shkuar nëpër qytetet e vogla të Francës, të cilat rrezikohen nga forcat ekonomike dhe sociale të jetës moderne.

9. "SONG TO SONG" (TERRENCE MALICK)

Brenda rrëfimit të tij, të trekëndëshit shkarës të dashurisë, Malick zhvillon një llojllojshmëri gjithëpërfshirëse, të dalldisur, të përvojës vizuale.

10. "SYLVIO" (KENTUCKER AUDLEY DHE ALBERT BIRNEY)

Një komedi zemërgjerë dhe e butë, e cila ofron disa nga rastet komike më të mrekullueshme, nga aktori Jared Hess.

11. "LADY BIRD" (GRETA GERWIG)

I guximshëm, i veçantë dhe personal sa i përket tekstit dhe temës, ky film ka po ashtu një stil dhe strukturë speciale.

12. "COLUMBUS" (KOGONADA)

Ky film flet për një ekspert të ri të arkitekturës, duke analizuar ndërtesat e qytetit Indiana me po aq zell, sa edhe protagonisti i tij.

13. "HERMIA & HELENA" (MATÍAS PIÑEIRO)

Ngjarjet fantastike të këtij filmi romantik, mbajnë premtimin Shakespearean që del nga titulli i tij.

14. "ON THE BEACH AT NIGHT ALONE" (HONG SANG-SOO)

Ka një romantikë të zezë (nëse mund të ketë një gjë të tillë) që i jep fuqi këtij filmi komik edhe pse të kontrolluar.

15. "RAT FILM" (THEO ANTHONY)

Ky regjisor nga Baltimori heton 'infektimin' e qytetit me minj dhe zbulon, me këtë rast, rrënjët e çuditshme politike të kësaj dukurie.

16. "STRONG ISLAND" (YANCE FORD)

Ky dokumentar tepër dramatik dhe i jashtëzakonshëm i regjisorit Ford, është si personal, po ashtu edhe hetues.

17. "THE MEYEROWITZ STORIES" (NOAH BAUMBACH)

Filmi më i ri i regjisorit Baumbach mund të konsiderohet si rimejk, apo si vazhdim tepër i përmirësuar i filmit "The Squid and the Whale."

18. "THE SON OF JOSEPH" (EUGÈNE GREEN)

Tematika e gjerë dhe qëllimi tepër i lartë moral i filmit të regjisorit Green, janë bashkuar në një vizion kinematik i cili është i fuqishëm, por edhe shumë qesharak.

19. "HISSEIN HABRÉ, A CHADIAN TRAGEDY" (MAHAMAT-SALEH HAROUN)

Haroun zhytet në historinë e vendit të tij, në këtë dokumentar intim, eksperimental dhe të pasionuar.

20. "THE B-SIDE" (ERROL MORRIS)

Portretizimi që regjisori Morris ia bën Elsa Dorfmanit përfshin një jetë mençurie, vetëdijesimi, frustrimi dhe krenarie të të mbijetuarit.

21. "FÉLICITÉ" (ALAIN GOMIS) Ky film është dokumentar virtual i qytetit Kinshasa, si dhe një ekspoze të hidhur të një vendi pa rrjet të sigurisë sociale.

22. "DAWSON CITY: FROZEN TIME" (BILL MORRISON)

Dokumentari i regjisorit Morrison i lidhë ethet e arit me ngritjen e Hollivudit.

23. "COLOSSAL" (NACHO VIGALONDO)

Ky film, i cili përzien disa zhanre në një vend, sjell një rrëfim i cili merret me çështjet kryesore të jetës reale.

(Kosova Sot)