Rrëfimi për gazetarinë serioze për krizën në Irak - Kulturë - Kosova Sot
Rrëfimi për gazetarinë serioze për krizën në Irak

Rrëfimi për gazetarinë serioze për krizën në Irak

KRITIKË E FILMIT 'SHOCK AND AWE'

Woody Harrelson, James Marsden, Tommy Lee Jones dhe regjisori Rob Reiner aktrojnë "Knight Ridder" me një raport hetues në Irak pas ri-paketimit të shtypit nga Shtëpia e Bardhë para sulmeve të 11 shtatorit. Ekipi raportues te "Knight Ridder Newspapers" ishin quajtur si "të vetmit që e kanë pasur mirë" për mos ekzistimin e armëve të shkatërrimit në masë të Saddam Hussein-it, që nxiti me luftën e Irakut në vitin 2003.

Në epokën e lajmeve të rreme

Bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi i Rob Reiner me titull "Shock and Awe" ofron meritat e merituara për mbulimin e tyre me lajme. Në ditën dhe epokën e lajmeve të rreme, duket sikur një mundësi e humbur për të folur për rëndësinë esenciale të gazetarisë serioze në demokraci dhe ta shtyjë qeverinë të japë llogari për tregimin e të vërtetës. Përkundër se në këtë film përfshihen aktorë si Woody Harrelson, James Marsden, Tommy Lee Jones dhe vet Reiner-i, filmi i financuar në mënyrë të pavarur ende është në kërkim të një distributori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani është shfaqur në dy festivale, në një Cyrih dhe një tjetër në Dubai, ku ishte pritur me entuziazëm nga audienca internacionale, që edhe duket se është objektivi kryesor i filmi. Së pari, qeveria amerikane e ka marrë vendimin e më pas kanë kërkuar që inteligjenca ta përkrahë.

Tregimi ndryshe

 Përderisa figurat qeveritare si Donald Rumsfeld, Colin Powell dhe Condoleezza Rice kanë ndërtuar rastin e ekzistimit të armëve të shkatërrimit në masë të Saddam-it, reporterët si Jonathan Landay (Harrelson) dhe Warren Strobel (Marsden) dëgjojnë një tregim krejt më ndryshe nga burimet e tyre të brendshme që ishin të shumta, që nuk janë sjellë me emra në film, kjo pasi që duhet mbrojtur identiteti i tyre. Ata zbulojnë planin për luftë në Irak, përderisa që të gjithë e dinin se bin Laden po fshihej diku midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Kompanitë e produksionit: "Castle Rock Entertainment", "Acacia Filmed Entertainment", "Savvy Media Holdings"

Në rolet kryesore: Woody Harrelson, James Marsden, Rob Reiner, Milla Jovovich, Jessica Biel, Tommy Lee Jones, Luke Tennie

Regjia: Rob Reiner

Skenari: Joey Hartstone

Producentë: Elizabeth A. Bell, Matthew George, Michele Reiner, Rob Reiner

Fotografia: Barry Markowitz

Editor: Bob Joyce

Muzika: Jeff Beal 91 minuta.

(Kosova Sot)

18 orë e 12 minuta më parë
20/07/18