Nis sot Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, ja detajet

  • 21 December 2017 - 15:03
Nis sot Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, ja detajet

Sot do të hapë siparin e tij festivali i 56-të i Këngës në RTSH në Pallatin e Kongreseve.

Me një skuadër si Pali Kuke, Adi Krasta, Albi Çifligu, me konkurrentë si Redon Makashi, Elton Deda, Endri dhe Stefi, Manjola Nallbani, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, David dhe Genc Tukiçi, Inis Neziri, Luis Ejlli e Rezarta Smaja, ky edicion premton rikthimin e shkëlqimit të humbur të këtij festivali.

Janë bërë të ditur gjithashtu dhe të ftuarit e natës se parë të festivalit, i cili është  kantautorit Riccardo Cocciante. Ndërsa në krah të Adi Krastës behët me dije se do të kalojnë disa personaliteteve të shquara.

Nata e dytë do të jetë një rikthim në skenë i disa prej drejtuesve ndër vite të këtij institucioni muzikor, ndërsa e treta do të ketë një tjetër atmosferë, ku gara dhe moda do të ndërthuren së bashku.

Të ftuar në këtë edicion do të jenë Elhaida Dani me një bashkëpunim me trajnerin e saj që e shpuri në fund të rrugës së “Voice of Italy”. Flaka Krelani e Kejsi Tola do të jenë të ftuara në festival për të sjellë një nga këngët më të fuqishme të fondit të muzikës botërore, por nuk do të mungojë edhe tradicionalja, me qasje bashkëkohore të Kelly Guga Band, një përzierje e motiveve të Jugut me motive të muzikës jazz.

Do të ngjiten në skenë Adelina Ismaili, Aurela Gaçe e Alban Skënderaj. Elsa Lila rikthehet në këtë aktivitet ku është shpallur dy herë fituese, por edhe e ka prezantuar. Nuk do të mungojnë edhe numrat koreografikë e elementë të tjerë që do të zbulohen natë pas nate në skenën e festivalit.

(Kosova Sot)