A kanë bërë sa duhet institucionet për trashëgiminë historike? (Foto/Video)

  • 22 December 2017 - 10:47
A kanë bërë sa duhet institucionet për trashëgiminë historike? (Foto/Video)

Të anketuarit thonë se buxheti që jepet për këtë fushë është fare i vogël, prandaj institucionet po bëjnë fare pak për trashëgiminë historike.

Sokol Plakolli theksioi se  po mundohen të shkretët, por kanë një qasje të gabueshme. “Buxheti i cili jepet për këtë fushën është minorë. Kur u dhanë 1 milion për reklamën evropianët e rinj, për këtë fushë është dashur të jepen 100 milionë”.

Image
 

Dan Ibrahimi thekson se institucionet tona që merren me këtë fushën pak kanë punuar në drejtim të zbardhjes dhe paraqitjes së argumentuar të historiografisë sonë, sidomos kësaj të re, por edhe periudhave më të hershëm, sidomos këta 18 e fundit.

Image

 

Dibran Fylli thotë se nuk është se nuk kanë bërë asgjë, për arsye se kanë punuar institucionet, mirëpo të themi se e kanë kryer punë e tyre, nuk mund të themi. “Për mua më tepër po punojnë historianë dhe krijuesit të veçantë për të zbardhur faktet historike se sa institucionet”.   

Image

 

Behram Hoti thotë se ka dështuar Akademia e Shkencave dhe institucionet shtetërore që nuk kanë bërë sa duhet, për gjitha ngjarjet që karakterizuan historinë shumë ka ende për të punuar.

Image

(Kosova Sot)