Jepet premiera e filmit shqiptaro italian “Macbeth i çmendur” (MAD MACBETH)

  • 22 December 2017 - 23:50
Jepet premiera e filmit shqiptaro italian “Macbeth i çmendur” (MAD MACBETH)

Regjisori italian, Domiziano Cristopharo rikthehet suksesshëm në skenën kosovare të filmit. Të premten në mbrëmje në kino ABC, është shfaqur premiera e filmit “Mad Macbeth”, me regji të Cristopharo, produksion i Shtëpisë Filmike, “HH Kosova film”. Për më shumë  se një orë publiku ndoqi skena të forta dhe të  pazakonta për kinematografinë kosovarë.  Loja brilante e aktorëve, maskat dhe koncepti regjisorial dhe niveli i fotografisë shfaqën dhuruan një spektakël unike në kino ABC.  Në fakt ky nuk është filmi i parë horror.  Po ky regjisor në bashkëpunim dhe me të njëjtin produksioin, pak vite më parë sollën filmin e parë horror shqiptarë, “Virus”. Pas premierës, stafi i filmit nuk lanë pa përmendur sfidat dhe puna që është bërë deri në finalizimin e projektit.  

“Mad Macbeth” është një përmbysje  e veprës së Shekspirit, ku ngjarjet zhvillohen në një të ardhme të afërt. Disa fise urbane nën mbretërinë e mbretit Dushkan luftojnë për të marrë pushtetin e territoreve. I shtyrë nga gruaja e tij, dhe etja për pushtet Makbethi,  vëllai i vogël i Dushkanit,  vret mbretin, dhe rivalët e tij një nga një dhe merr pushtetin përkohësisht. Por, si duket i zën nga gjaku dhe tradhtia, ai fillon të humbas pushtetin, përkundër krimeve që kryen për ta mbajtur pushteti. Nuk kursen as fëmijët e kushëririt të tij. Por, çmendia dhe paranoja pushtojnë mendjen e tij që e qon drejtë vdekjes. Makdufi (djali I Dushkanit), pas tragjedisë së familjes së tij merr forcë dhe rikthehet të rimerr territorin e babait të tij, e bën atë dhe më pak aftë arrin të shpëtojë edhe nga shpërthimi, pasi nën shpellat e kështjellës është një rrezik që I pret prej vitesh. Ngjarja mbyllet me një porosi të Makdafit për njerëzit e tij.

Skedina:

Producent: HH KOSOVA FILM

 Rolet kryesore: Halil Budakova, Edi Hasan Lushi, Merita Budakova, Leonard Tahiraj. Regjia: Domiziano Delvaux Cristopharo, Asistenti i parë i regjisë: Alban Budakova, Skenari: Antonio Tentori. Drejtor Fotografije: Domiziano Delvaux Cristopharo. Muzika: Susan Dibona & Salvatore Sangiovanni.

(Kosova Sot)