Vdes krijuesi i Tom & Jerry dhe i Borëbardhës

  • 25 December 2017 - 12:28
Vdes krijuesi i Tom & Jerry dhe i Borëbardhës

Animatori i cili dizajnoi disa nga personazhet vizatimorë më të dashur për njerëzit, Bob Givens, ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare.

Vajza e tij, Marian Givens, thotë se i ati ndërroi jetë që më 14 dhjetor në Burbank të Kalifornisë, por lajmi u bë i ditur sot.

Bob Givens filloi të punonte në studiot e "Walt Disney"-t sapo mbaroi gjimnazin në vitin 1937. Gjatë kohës së tij në "Disney", Givens ndihmoi në krijimin e personazhe të njohur si Borëbardha, Braccio di Ferro, Tom & Jerry, Bucks Bunny etj.

(Kosova Sot)