Misteri i dhomës së mbyllur - Kulturë - Kosova Sot
Misteri i dhomës së mbyllur

Misteri i dhomës së mbyllur

RECENSION I FILMIT 'CROOKED HOUSE'

Filmi mbështetet në librin e Agatha Christie

Huazuar nga libri i vitit 1949 me të njëjtin emër, shkruar nga Agatha Christie, që midis shumë adhuruesve mendohet të jetë një ndër librat më të mirë, filmi shpaloset metodikisht si një variacion në nëngjenin e misterit të dhomës së mbyllur. Dhoma në këtë rast është një patundshmëri angleze, kompletuar me kulla derisa njeriu i vdekur brenda tyre është patriarku i familjes Leonides
Adaptimi i dytë i Agatha Christie, pas 'Murder on the Orient Express', brenda disa javësh do t'i pushtojë kinematë në një film që përfshin yjet si Max Irons, Glenn Close, Terence Stamp, Christina Hendricks dhe Gillian Anderson. "Një shtresë e pasionit të shtypur", kështu është mënyra se si personazhi i Glenn Close që përmbledh familjen e gjerë në Shtëpinë e Kulluar. Është një linjë e lëngshme, e shpërndarë në mënyrë maestrale, por problemi është se kjo tingëllon si një mendim dëshirash, nuk ka pikë ngrohtësie në këtë vrasje klinike të sjellë në mister. Yjet që marrin pjesë në film ofrojnë momente të shijshme, për të qenë të sigurt.

Detektivi me emrin Charles Hayward

Huazuar nga libri i vitit 1949 me të njëjtin emër, shkruar nga Agatha Christie, që midis shumë adhuruesve mendohet të jetë një ndër librat më të mirë, filmi shpaloset metodikisht si një variacion në nën-gjenin e misterit të dhomës së mbyllur. Dhoma në këtë rast është një patundshmëri angleze, kompletuar me kulla derisa njeriu i vdekur brenda tyre është patriarku i familjes Leonides. Duke e bartur aksionin në fund të viteve 1950, regjisori Gilles Paquet-Brenner dhe bashkë- skenaristët e tjerë, Downton Abbey, krijuesi Julian Fellowes dhe Tim Rose Price, përziejnë disa ide në mënyrën e tensionimit momental. Max Ironsi vjen si një detektiv me emrin Charles Hayward, që shkon në pronën e madhe "Leonides" nxitur nga pronarja Sophia (Stefanie Martini), mbesa e mandatit të vrarë. Duke dyshuar se diçka tjetër qëndron prapa sulmit të tij në zemër dhe duke besuar se vrasësi ende është brenda në shtëpi, ajo kërkon nga ish i dashuri i saj që në mënyrë të qetë ta hetojë rastin para se shtypi ta marrë veshë ngjarjen. Nga përpara, Charles ka një dritare të caktuar nga shefi i inspektorit në "Scotland Yard", që në mënyrën më të mirë vjen nga Terence Stamp. 

Shtëpia e madhe e klanit "Leonides"

Madje, filmi mund ta kishte përdorur edhe për më shumë. Kështu, nga zyra e tij, Charles depërton në shtëpinë e madhe të klanit "Leonides", ku çdo grup lagjesh banimi dallon nga të tjerët. Simon Bowles sjell bukurinë me personazhin e dhomës pink, bëhet fjalë për Brenda (Christina Hendricks), bukuroshen me flokun e zjarrtë, vejushën e re amerikane. Kështu, intervistat e detektivit e bëjnë atë që njihet me pjesëtarët tjerë të shtëpisë. Julian Sands dhe Christian McKay shkëmbejnë uljet dhe vrimat helmuese si vëllezër që e urrejnë njëri-tjetrin, e Gillian Anderson dhe Amanda Abbington janë gratë e tyre respektove. Aty përfshihen edhe Sophia, adoleshentja e zemëruar Eustace (Preston Nyman) dhe 12 vjeçja Josephine (Honor Kneafsey). Filmi po ashtu sjell në pah edhe punën profesioniste dhe elegante të kamerës të Sebastian Wintero-s. Ajo që vërtet në këtë film është interesante, është ai momenti kur të gjithë pjesëtarët e familjes ulen në tavolinën e darkës, kur zonja e shtëpisë e pyet detektivin se si duket i dyshimti, e ai i përgjigjet se është i/e mençur, gjakftohtë, që e njeh mirë shtëpisë dhe se do të përfitonte nga vdekja e patriarkut. Porsa ai e përfundon këtë përshkrim, e zonja e shtëpisë thotë fjalën që rrëqeth gjithë të pranishmit përreth tavolinës, duke thënë se 'që të gjithë në këtë shtëpi janë të tillë, dhe të dyshimtë'.

(Kosova Sot)   

15 orë e 44 minuta më parë
22/06/18