Ja cilët janë filmat më të shikuar

  • 25 December 2017 - 15:43
Ja cilët janë filmat më të shikuar

FILMAT E JAVËS QË SHKOI NË "BOX OFFICE"

Filmat 'Pitch Perfect 3', 'Downsizing' dhe 'Father Figures' kanë pasur shikueshmëri të madhe të premten, derisa filmi i regjisorit Steven Spielberg, 'The Post', është duke shkëlqyer në kinema të përzgjedhura. Përkundër këtyre risive, filmi "Star Wars: The Last Jedi" dhe ai "Jumanji: Welcome to the Jungle", kanë vazhduar që të dominojnë në Box Office-n e fundit të vitit të premten, derisa filmi 'Pitch Perfect 3' bëri një paraqitje të fuqishme.

"Jumanji: Welcome to the Jungle", fuqishëm në vend të dytë 

Filmi i studios "Disney" dhe "Lucasfilm", "The Last Jedi", fitoi 24.7 milionë dollarë nga shfaqja në 4,323 kinema, derisa për tetë ditë të shfaqjes në Amerikën veriore, fitimet e këtij filmi arritën shifrën prej 300 milionë dollarësh. Nga shfaqja në tërë botën, deri më tani ky film ka fituar më shumë se 600 milionë dollarë. Në vendin e dytë fuqishëm qëndron filmi "Jumanji: Welcome to the Jungle", pas debutimit të tij ditën e mërkurë. Ky film i ribërë - që në rolet kryesore sjell aktorët Dwayne Johnson, Jack Black, Kevin Hart, Karen Gillan, Nick Jonas dhe Bobby Cannavale - fitoi rreth 12.4 milionë dollarë të premten, derisa gjatë gjashtë ditëve të shfaqjes pritet që fitimet ta tejkalojnë shifrën prej 60 milionë dollarësh. Duke iu drejtuar kryesisht femrave të reja, filmi "Pitch Perfect 3" zëre se tanimë gjendet në vendin e tretë, për nga fitimet, me  një debutim katër ditor që solli 35 milionë dollarë, nga shfaqja në 3,447 kinema. Vetëm të premten ky film fitoi 10.6 milionë dollarë. Edhe në këtë vazhdim të këtij filmi, ekipi i aktorëve thuajse ka mbetur i pandryshuar: Anna Kendrick, Rebel Wilson, Hailee Steinfeld, Brittany Snow, Anna Camp, Hana Mae Lee, Ester Dean, Alexis Knapp, Chrissie Fit, Kelley Jakle, Shelley Regner, Elizabeth Banks dhe John Michael Higgins. Filmi i studiove "Fox" dhe "Chernin", "The Greatest Showman", me në rolin kryesor Hugh Jackman, i cili paraqitet si pronari i famshëm i cirkut, P.T. Barnum, duket se, megjithatë, nuk do t'ia dalë që t'i realizojë pritjet, meqë nga debutimi i tij gjashtë ditor në më shumë se 3000 kinema, arriti të fitonte vetëm 17 milionë dollarë. Filmi muzikor "Greatest Showman", i cili të premten fitoi 3.1 milionë dollarë, shpresonte se, deri ditën e Kërshëndellave, ta arrinte shifrën prej 20 milionë dollarësh. Parashikimet nuk janë aq të mira as për filmin e studios "Paramount", me titull "Downsizing", me regji të Alexander Payne-it.

"Father Figures", sukses i zbehtë 

"Downsizing", me në rolin kryesor aktorin Matt Damon, të premten arriti që të fitonte 2.1 milionë dollarë, nga shfaqja në 2,558 kinema, kështu që gjatë katër ditëve të debutimit pritet që të fitojë 7-8 milionë dollarë, që është më pak sesa që ishin pritjet, 10 - 12 milionë dollarë. 

(Kosova Sot)