Pse Hollivudi nuk e duron më Angelina Jolie-n?

  • 26 December 2017 - 15:11
Pse Hollivudi nuk e duron më Angelina Jolie-n?

Me gjithë famën e dikurshme, duket se vitet e fundit ylli Angelina Jolies ka filluar të zbehet. Ja disa prej arsyeve të mundshme.

Dështimi i filmit "Cleopatra"

Producenti Scott Rudin ishte ekspozuar si urrejtës i aktores Jolie, pasi që u publikuan e-mailat e hakuar të vitit 2014, në lidhje me angazhimin e Angelina Jolies në një film rreth Cleopatra-s së famshme, i cili kurrë nuk e pa dritën. Në emailat e bërë publikë, Rudin shkruan: "Nuk do ta shkatërroj karrierën time për shkak të një aktoreje të llastuar me pak talent, e cila aspak nuk mund të jetë regjisore e një filmi të tillë. Nuk dua ta bëj ndonjë film me të. Nëse këtë nuk ia thoni ju, do t'ia them vetë unë".

Nuk është lehtë të punohet me të

 Regjisori i filmit "Mr. & Mrs. Smith" (2005), Doug Liman ka deklaruar se: "Derisa isha duke bërë një skenë në filmin 'Mr. & Mrs. Smith', kisha një ide se si mund të bëhej ajo skenë... Angelina Jolie kishte një ide tjetër. Unë thash, 'OK, ne mund të vazhdojmë të grindemi, por jemi duke humbur kohë. Le ta bëjmë këtë skenë në të dy mënyrat. Ajo nuk ishte e kënaqur, meqë më tha se, në fund, unë do ta përdorja variantin tim. Unë i thash se kjo ishte e drejta ime si regjisor, por se unë do ta bëja më të mirën për filmin". Regjisori shton se një situatë e tillë kurrë nuk do t'i ndodhte, p.sh., me aktorin Tom Cruise.

Nuk është më pulë që bën vezë të arta

Jolie së pari bëri bujë në Hollivud me paraqitjen e saj në filmin "Gia" (1999), më pas me paraqitjen në filmin fitues të Oskarit, "Girl, Interrupted" (1999). Më pas e ndërtoi karrierën mbi filmat, si "Gone In 60 Seconds" (2000), "Lara Croft: Tomb Raider" (2001), "Lara Croft Tomb Raider: The Cradle Of Life" (2003), "Mr. & Mrs. Smith" (2005), "Wanted" (2008) dhe "Salt" (2010), duke mos harruar as filmin "Maleficent" (2014). Derisa të gjithë këta filma ishin të suksesshëm, kjo nuk dmth se të gjithë filmat e kësaj aktoreje sollën fitime, ku mund të përmenden filmat, si: "Playing By Heart" (1998), "Hell's Kitchen" (1998), "The Bone Collector" (1999), "Pushing Tin" (1999), "Original Sin" (2001), "Life Or Something Like It" (2002), "Beyond Borders" (2003), "Taking Lives" (2004), "Sky Captain And The World Of Tomorrow" (2004), "Alexander" (2004), "The Good Shepherd" (2006), "Beowulf" (2007), "A Mighty Heart" (2007), "Changeling" (2008), "The Tourist" (2010) dhe filmin "By The Sea" (2015).

Nuk ka miq të famshëm

 Në vitin 2011, Jolie ishte rrëfyer për revistën "Marie Claire", duke treguar se kohën më të madhe e kalon në shtëpi, komunikon me familjarët dhe me Bradin. "Nuk kam shumë miq me të cilët mund të bisedoj", kishte thënë ajo.

(Kosova Sot)