E vërteta që qëndron prapa filmit "Molly's Game"

  • 27 December 2017 - 15:31
E vërteta që qëndron prapa filmit

Në dekadën e fundit, Aaron Sorkin ka shkruar dramë biografike njëra pas tjetrës: "The Social Network", "Moneyball", "Steve Jobs". Por, sikurse edhe shumë skenaristë të tjerë, Sorkin është më i interesuar në harkun dramatik të temave të tij, më mirë jetë se detaje të vështira. Filmi i fundit i Sorkin dhe debutimi i tij me regjinë te "Molly's Game" relativisht është besnik ndaj temës së tij, Molly Bloom (aktruar nga Jessica Chastain).

Garat kualifikuese për Olimpiadë

E ashtuquajtura "Princesha e Pokerit" udhëheq dy lojëra nëntokë- sore që tërheqin yje të mëdhenj të Hollivudit, sportistë dhe pjesëtarë të mafisë në mesin e viteve 2000. Nuk është befasi që filmi mbështetet afërsisht me realitetin: Sorkin e ka këshilluar Bloom-in përgjatë gjithë procesit të shkrimit të skenarit, derisa skenari kryesisht është huazuar nga kujtimet e saj. Në skenën hapëse te filmi "Molly's Game", e reja Molly skijon gjatë garave kualifikuese për Olimpiadë, por gjatë këtij ushtrimi ajo rrëzohet dhe e dëmton shpinën kështu që karriera e saj në skijim përfundon. Kështu, Molly detyrohet dhe fajëson këtë dëmtim dhe lëndim të shpinës për t'u bërë "Princesha e Pokerit". Por, në jetën reale ai rrëzim dhe ai dëmtim i shpinës nuk ka ndodhur kurrë. Përderisa Bloom vërtet ishte një skitare me nivele për Olimpiadë, ajo ka vendosur të heq dorë nga skijimi pas një lëndimi.

Karriera si kameriere

Bloom kishte disa telashe psikike kur kishte qenë e re, derisa në moshën 12 vjeçe kishte një operacion emergjent në shpinë. Por kjo nuk kishte dëgjuar dhe i ishte kthyer garave, madje ishte pjesë e skitarëve të Amerikës. Por ajo kishe vendosur që të largohej nga sporti pasi kishte fituar medaljen e bronztë, sepse, siç e thotë edhe në libër, ajo kishte dashur që në jetën e saj ta gjente një shtegtim tjetër dhe të ketë sukses. Edhe i ati i saj ishte i vështirë me të. Në librin e saj, Bloom flet me dashuri për të atin (në film aktrohet nga Kevin Costner). Por ai i ka shtyrë fëmijët e tyre deri në kufij. "Asgjë nuk ishte 'rekreative' në familjen tonë", shkruan ajo. Pasi që Bloom kishte shkruar librin para se të dënohej për rolin e saj në bixhoz, ajo nuk tregon kur i ati i saj vjen në Nju Jork, ashtu siç e bën në film. Karrierën ajo e ka filluar si kameriere dhe asistente. Bloom takon shefin e saj të ardhshëm, në film aktrohet nga Jeremy Strong, kur ai gati e shtyp me veturë në Los Anxhelos. Ajo porsa kishte hequr dorë nga puna si kameriere dhe ai e dallon uniformën e saj. Njeriu që në libër e quan Reardon Green, e ka punësuar në restorant. Edhe të famshmit si Ben Affleck dhe Tobey Maguire, kanë lozur lojën e Molly-t. Aaron Sorkin nuk i përmend të famshmit që ishin aty, por Bloom i identifikon disa prej tyre, përfshirë Ben Affleck, Tobey Maguire dhe Leonardo DiCaprio.

(Kosova Sot)