Filmat e mëdhenj dhe pagat e mëdha të të famshmëve

  • 30 December 2017 - 09:44
Filmat e mëdhenj dhe pagat e mëdha të të famshmëve

SHIFRAT MË TË MËDHA TË HOLLIVUDIT PËR VITIN 2017

Nuk ka mjaftueshëm femra që kanë fituar po aq sa meshkujt

Sipas "Forbes"-it, Melissa McCarthy ka fituar pagën e katërt më të madhe për secilin aktor në Amerikë për vitin 2017, 18 milionë, dhe totali i saj ishte më pak se secili mashkull në këtë listë

Thonë se gjithçka që shkëlqen është ar. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Hollivudi duhet të shkëlqejë edhe më shumë. Nga të gjithë hit filmat e deri te pagat e yjeve që të lënë gojëhapur, duket sikur ka shumë më tepër ar në Tinsëltaun se kurrë më parë. Bashkohuni me "Wonderwall.com" për t'ia hedhur një sy se portofolat e kujt u trashën më shumë gjatë vitit 2017.

MELISSA MCCARTHY FITOI 18 MILIONË DOLLARË

Sipas "Forbes"-it, Melissa McCarthy ka fituar pagën e katërt më të madhe për secilin aktor në Amerikë për vitin 2017 - 18 milionë - dhe totali i saj ishte më pak se secili mashkull në këtë listë.

"KONG: SKULL ISLAND" FITOI 566 MILIONË DOLLARË

"Kong: Skull Island" ka bërë një ndryshim shokues në vitin 2017. Kjo aventurë fantastike në mbarë botën ka fituar 566 milionë dollarë, duke e bërë filmin e 12-të me më së shumti fitime për këtë vit. BEYONCE, FITOI SIVJET 105 MILIONË DOLLARË Nëse ekziston një divë që fiton të holla, është Beyonce. Mbretëresha ka fituar më shumë se 105 milionë në vitin 2017, duke e bërë atë si performuesen femër më të paguar në krejt vendin.

"TRANSFORMERS: THE LAST KNIGHT" GRUMBULLOI 605 MILIONË DOLLARË

Tregimi qesharak financiar i "Transformers: The Last Knight" ishte certifikuar si dështim në Amerikë, duke fituar vetëm 130 milionë (me një buxhet prej më shumë se 217 milionë). Megjithatë, adhuruesit nëpër botë kanë paguar për ta shikuar, duke i sjellë më shumë se 475 milionë dhe një kombinim prej 605 milionë në botë.

JENNIFER LAWRENCE FITOI 24 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Në vitin 2016, Jennifer Lawrence ishte aktorja më e paguar në vend. Në vitin 2017, ajo është në vendin e tretë me të ardhura vjetore prej 24 milionësh. Jo keq marrë parasysh se ka marrë pjesë vetëm në një film këtë vit, filmin "Mother".

"X-MEN"-IT I "PIKËN NGA QIELLI" 617 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Nëse adhuruesit e kanë dëshmuar një gjë këtë vit, është se nuk duan asgjë më shumë se superheroin e mirë "Logan", në vazhdimin e "XMen". Jemi duket folur për rreth 617 milionë.

ADAM SANDLER FITOI 50.5 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Adam Sandler është shfaqur vetëm në dy filma në vitin 2017 - që të dy përmes "Netflix", për njërin e ka bërë produksionin dhe skenarin (komedinë "Sandy Wexler") dhe ia doli të fitojë për vitin 2017 50.5 milionë.

"HORROR "IT" GRUMBULLOI 688 MILIONË DOLLARË

Filmi "Horror "It" kishte buxhet të ultë prej 35 milionë dhe ia doli t'i shastisë shikuesit. Ky film ka fituar në mbarë botën më shumë se 688 milionë dollarë.

J.K. ROWLING FITOI 95 MILIONË DOLLARË

Ndoshta autorja J.K. Rowling nuk është "e famshme tradicionale nga Hollivudi", por shumë nga librat e saj janë bërë filma të mëdhenj (kujtoni "Harry Potter dhe the Deathly Hallows: Part II". Në vitin 2017 ajo ka fituar hiç më pak se 95 milionë dollarë.

"THOR: RAGNAROK" FITOI 792 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Në 24 ditët e para pas lansimit, "Thor: Ragnarok" filmi ia doli të fitonte 792 milion.

VIN DIESEL FITOI 54.5 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Numri tre duket të jetë numri me fat për Vin Diesel, sepse doli të shfaqej në tre filma në vitin 2017 dhe ishte aktori i tretë më i paguar në Amerikë këtë vit. Fitoi 54.5 milion, për një vit.

JENNIFER ANISTONI FITOI 25.5 MILIONË AMERIKANË

Jennifer Anistoni luan në një film që u shfaq në shumë festivale në vitin 2017 para lansimit të janarit më 2018, "The Yellow Birds". Ajo fitoi 25.5 milionë, sipas 'Forbes'-it.

"PIRATES OF THE CARIBBEAN: DEAD MEN TELL NO TALES" MORI 794 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Është e çuditshme ta quash dështim një film që fiton më shumë se 100 milionë dollarë në Amerikë, por teknikisht "Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales" ishte pikërisht ashtu. Por, adhuruesit jashtë Amerikës ishin të lumtur, duke i sjellë filmit fitime prej më shumë se 794 milionë dollarë.

DWAYNE JOHNSON KA FITUAR 65 MILIONË AMERIKANË

Dwayne Johnson është aktori i dytë më i paguar në Amerikë. Ai ka fituar 65 milionë këtë vit. Lum ai që ka muskujt teksa numëron Benxhaminët.

"WONDER WOMAN" FITOI 821 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Filmi "Wonder Woman" (me Gal Gadot) në total ka fituar më shumë se 821 milionë, por më shumë fitoi në vend se sa jashtë tij

MARK WAHLBERG ARKËTOI 68 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Nëse jeni duke kërkuar fytyrën e aktorit më të paguar këtë vit në Amerikë? Mark Wahlberg këtë vit ka arkë- tuar hiç më pak se 68 milionë dollarë për punën e tij në tre filma: "Transformers: The Last Knight", "Daddy's Home 2" dhe "All the Money in the World".

"GUARDIANS OF THE GALAXY VOL. 2" FUTI NË BUXHET 863 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Kur kompanitë e filmit vendosin ta bëjnë një vazhdim filmi, krejt kanë shpresën se do të performojnë saktë sikurse "Guardians of the Galaxy Vol. 2". Filmi ka fituar rreth 863 milionë.

EMMA STONE FITOI 26 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Fituesja e "Academy Award", aktorja Emma Stone erdhi në majat për 2017-n si aktorja më e paguar me fitime prej 26 milionë.

"SPIDER-MAN" FITOI 880 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

"Spider-Man" solli më shumë se 880 milionë, duke e vendosur në vendin e 49-të të filmave me më së shumti fitime në të gjitha kohët.

"THE WEEKEND-IT" KONCERTET I SOLLËN 92 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Ai ndoshta nuk është më i dashuri i Selena Gomezit, por me gjasë "The Weekend" nuk po rri në shtëpi duke vajtuar. Koncertet e tij i sollën atij 92 milionë dollarë të buta.

"DESPICABLE ME 3" FUTI NË BUXHET 768 MILIONË AMERIKANË

Në Amerikë, "Despicable Me 3" (me zërin e Steve Carell si "Gru") ka kaluar goxha mirë, duke sjellë rreth 264 milionë karshi një buxheti prej 80 milionësh.

DRAKE KA FITUAR 94 MILIONË DOLLARË AMERIKANË

Krejt çfarë Drake duhet të bëjë për të fituar të holla është të shfaqet diku. Aktori kanadez, i shndërruar në yll repi, në vitin 2017 ka fituar 94 milionë, pasi ka lansuar një album "More Life".

"FAST AND FURIOUS" FITOI 1.23 MILIARD NË MBARË BOTËN

Disa prej nesh nuk janë adhurues të mëdhenj të "Fast and Furious", por ata janë minoritet, sepse në vitin 2017, filmi "Fate of the Furious" me Vin Diesel, Dwayne Johnson dhe Charlize Theron ka fituar shumë 1.23 miliard në mbarë botën. 

 

(Kosova Sot)