Aktori shqiptar nis karrierën në Hollywood, do të luajë roli e një mafiozi

  • 30 December 2017 - 18:29
Aktori shqiptar nis karrierën në Hollywood, do të luajë roli e një mafiozi

Aktori Edi Lushi pas tre filmave të luajtur në Kosovë pritet që të luaj edhe në Hollywood. Ai tashmë ka lidhur kontaktet dhe pritet të luajë në një film të producentëve të Hollywoodit.

Edi Lushi është aktori i radhës nga Kosova, që pritet që të luajë në filma të industrisë amerikane në Hollywood.

Në një intervistë të dhënë për një media, aktori ka treguar se ai është në kontakte për të luajtur në një film të producentëve John Alite dhe Andi Deliana.

“Po jam në kontakt për të luajtur rolin negative në një film aksion. Jam kontaktuar nga John Alite dhe Andi Deliana, të cilët pritet që të me japin një rol në filmin e tyre, të cilin pritet ta xhirojnë së fundmi. Roli i im, siç thashë, është një rol negativ në një film, që bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe flet për grupin mafioz Cosa Nostra. Tashmë kontaktet janë lidhur dhe besoj, që shumë shpejt do të fillojë xhirimet e këtij filmi”, ka thënë Edi.

Aktori nga Kosova deri me tani ka luajtur në tre filma në Kosovë.

Ai ka luajtur në filmin “Bodrumi”, “Virus” dhe “Mad Macbeth”.

Ky do të jetë roli i parë i tij ndërkombëtarë në një film që prodhohet nga producentë të Hollywoodit.

Edi kryesisht në Kosovë ka punuar me produksionin HH Kosova Film, ku është bashkëpronar me Halil Budakovën.

Filmi Mad Macbeth është dhënë premierë të premten e kaluar në Prishtinë dhe është i zhanrit dramë dhe aksion.

(Kosova Sot)