Ja përse 2018-a do të jetë viti më i madh për filmat me superheronj

  • 02 January 2018 - 09:24
Ja përse 2018-a do të jetë viti më i madh për filmat me superheronj

VAZHDON TRADITA E FILMAVE TË MIRË

Nga shkurti do të dominojnë filmat me superheronj

Filmat me superheronj kanë qenë një pjesë e madhe e peizazhit kinematografik të vitit 2017, me "Logan", "Wonder Woman" dhe "Thor: Ragnarok". Në vitin 2018, duket se superheronjtë do të dominojnë edhe më shumë, duke filluar nga muaji shkurt e deri në dhjetor

BLACK PANTHER (16 SHKURT) Reklama të shumta për "Black Panther" tashmë janë shfaqur dhe thënë të drejtën filmi duket hatashëm. Me regjinë e Ryan Coogler-it, ky film ndjek rrugëtimin e "Guardians of the Galaxy" dhe "Thor: Ragnarok" duke lejuar regjisorin vizionar ta aplikojë imagjinatën e tij. Këtu vjen ylli Michael B. Jordan, i cili sjell heroin kryesor në filmin "Black Panther", me emrin Erik Killmonger. Ka edhe shumë aktorë të tjerë, përfshirë Lupita N'yongo dhe Daniel Kaluuya. Në thelb, gjithçka për këtë film është e mahnitshme.

"THE NEW MUTANTS" (13 PRILL)

Trajleri për këtë projekt të madh "X-Men" ka befasuar duke luajtur horrorin e premisave të veta në vend të ngjashmërisë me filmat me superheronj. Megjithatë, nëse e keni lexuar librin origjinal të serive të librave komikë të vitit 1980 me titull "New Mutants", e dini se gjithmonë njërën këmbë e kemi pasur në zhanrin e horrorit. "Magik" (Anya Taylor-Joy) është një shtrigë demon që faktikisht është rritur në Ferr. Wolfsbane (Maisie Williams) është njeriu ujk. Mirage (Blu Hunt) është pushtuar nga shpirti i një ariu demon që ia kishte eliminuar familjen. Vazhdimet e "The X-Men" kanë pasur rëniet dhe ngritjet, kështu që do të jetë emocionuese ta imagjinojmë se si ku tregim horror "New Mutants" do të funksionojë.

"AVENGERS: INFINITY WAR" (4 MAJ)

Kjo është kjo: ngjarja që secili film nga "Marvel" ka ndërtuar që nga viti 2012. "The Avengers", "Guardians of the Galaxy", "Spider-Man", "Doctor Strange", e madje edhe "Ant-Man"i kanë bashkuar forcat për t'u kujdesur për kërcënimin e universit në filmin "Avengers: Infinity War". "Thanos", që në fillim shfaqet në skenat e "The Avengers", ka punuar në prapaskenë në pesë vjet e diçka, duke grumbulluar "Infinity Stones" që i japin fuqi në hapësirë dhe kohë. Ky do të jetë një tregim unik si asnjë film me superheronj më parë dhe është në duart e "Russo Brothers", që kishin bërë regjinë e filmave "Captain America: The Winter Soldier", si dhe "Captain America: Civil War".

"DEADPOOL 2" (1 QERSHOR)

"Deadpool" i vitit 2016 ishte befasisht një hit shkatërrues, duke u bërë filmi i dytë me më së shumti të ardhura nga "X-Men" dhe më së shumti i paguar për "R-rated". "R" që në film sjell kombinimin unik të humorit pa fije respekti dhe dhunës ekstreme që këtë komedi e kanë bërë kaq të famshme. Me shpresë se diçka e tillë do të ekuilibrohet edhe te "Deadpool 2". Regjisori i filmit "Atomic Blonde", David Leitch ka timonin, që është premtuese.

"THE INCREDIBLES 2" (15 QERSHOR)

Filmi "The Incredibles", komedia e "Pixar" me superheronj nga viti 2004, gjithmonë ia vlen ta rishohim. Mund të jetë filmi më i mirë komik që nuk është bazuar në një film komik, në vend të kësaj duke përzier stilin vizual nga komikët klasik superheronj të filmave klasikë me "James Bond". Deri në lansimin e tij, një vazhdim që po vjen, por duket se kanë kaluar kaq shumë vjet derisa adhuruesit nuk e kanë harruar dhe nuk kanë hequr dorë. Tani përfundimisht po ndodh dhe e mira e filmave të animuar është se mund ta bëni një vazhdim 14 vjet më pas e të sjellë të njëjtit aktorë. Regjisori Brad Bird po ashtu po kthehet.

"ANT-MAN AND THE WASP" (6 KORRIK)

"Ant-Man" i viti 2015 kishte pak dramë në prapaskenë në produksionin e tij, por edhe më tutje ia doli të jetë një film i suksesshëm me superheronj. "Ant-Man and the Wasp" është më shumë emocionues, sepse promovon personazhin e Evangeline Lilly, "Hope van Dyne" për në statusin e superheroinës. Kjo e bën atë heroinën e parë nga "Marvel" për t'u shfaqur në një film me emrin e saj në titull. Me reagimin ndaj "Wonder Woman", është më se e qartë se adhuruesit janë të gatshëm për superheroinat që të ngritën më lart në film.

"VENOM" (5 TETOR)

Jo shumë detaje kanë dalë në lidhje me këtë përshtatje nga filmi popullor me heroin "Spider-Man" dhe me kundërshtarin e tij "Venom". Sido që të jetë, ne e dimë se është Tom Hardy ai që e ka rolin kryesore, dhe që është aktor i shkëlqyeshëm , kështu që kjo flet shumë për filmin. Po ashtu, regjisori Ruben Fleischer së pari ka thënë se mund ta përziejë humorin dhe dhunën në "Zombieland" nga viti 2009. Është vështirë ta prezantosh Venom-in në film që nuk përfshin "Spider-Man". Një film si ky me potencial dhune me gjasë do të jetë argëtues.

"X-MEN: DARK PHOENIX" (2 NËNTOR)

Pas gjithë udhëtimit në kohë dhe kaosit në filmat e fundit "X-Men", përfundimi i "X-Men: Apocalypse" përfundimisht ka prezantuar një ekip stabil të "X-Men" që mund të ecë përpara si njësi. Ky është filmi që ka atë ekip, megjithëse premton të sjellë më shumë kaos, pasi kemi parë fuqitë e Jean Grey kur dalin jashtë kontrollit. Sophie Turner si Jean është një nga pjesët më të forta te "Apocalypse", dhe kemi një xixë të potencialit të saj nga Feniksi në fund të filmit.

"UNTITLED ANIMATED SPIDERMAN" (14 DHJETOR)

Kur lajmi po vinte për arritjen e "SpiderMan" në "MCU" te "Captain America: Civil War", shumë adhurues ishin zhgënjyer se ishte Peter Parker që shfaqej atje dhe në "Spider-Man: Homecoming", para se të shfaqej te paraardhësi në rol, Miles Morales. "Sony" ka shkuar tutje duke paralajmëruar adhuruesit se po bënin një film të animuar "Spider-Man", të përqendruar në Morales-in. Jo vetëm kaq, skenari për të është bërë nga Phil Lord dhe Christopher Miller, njerëzit që janë përgjegjës për "21 Jump Street" dhe "The Lego Movie". Miles Morales do ta ketë zërin e Shameik Moore nga "The Get Down and Dope", dhe përderisa gjë tjetër nuk dimë më shumë, po tingëllon se do të jetë diçka argëtuese.

"AQUAMAN" (21 DHJETOR)

"Aquaman" (Jason Momoa) është një nga personazhet më tërheqëse në "Justice League", dhe pas vetëm një viti me filmin për të notuar përreth tij. Ne nuk kemi më shumë detaje në lidhje me këtë tregim, por pjesa tjetër e roleve janë gjithçka që mund të kërkoni nga një film "Aquaman". Amber Heard do të kthehet si Mera, personazh që e kishte aktruar për pak te "Justice League". Patrick Wilson aktron gjysmë vëllain e keq të Aquaman-it. "Ocean Master", derisa Yahya Abdul-Mateen II shfaqet si "Black Manta". Willem Dafoe aktron të mençurin "Tlantean Vulko", me Nicole Kidman dhe Temuera "Jango Fett" Morrison si prindërit e "Aquaman". Regjinë e filmit e ka bërë James Wan, që ka lansuar tre vazhdime horror ("Saw", "Insidious" dhe "The Conjuring") derisa dëshminë për regjinë e ka dhënë te "Furious 7". 


(Kosova Sot)