DHJETË ROMANET MË TË MIRA TË VITIT 2017

  • 02 January 2018 - 10:04
DHJETË ROMANET MË TË MIRA TË VITIT 2017

1. "SING, UNBURIED, SING", JESMYN WARD Libri i tretë i shkrimtares Ward ka një ngjarje që zhvillohet në qytetin e trilluar, Bois Sauvage, i cili bazohet në qytetin e saj të lindjes, DeLisle, Misisipi. Edhe ky libër karakterizohet me emocionet e papërpunuara, sikur librat e saj paraprakë, por kësaj here, një ndjenjë e realizmit magjik thellon sensin e së kaluarës si fantazmë, që arrin ta prekë, apo edhe ta ngufatë të tashmen. Libri i shkrimtares Ward në të njëjtën kohë është ekspert në prozë, në vështrimin njerëzor dhe në komentet sociale.

2. "WHITE TEARS", HARI KUNZRU Romancieri britanik trajton kulturën amerikane në këtë libër. Dy të rinj të racës së bardhë arrijnë sukses në industrinë e muzikës, pasi që incizojnë zëra të rastit në një park të Nju Jorkut, me ç'rast zbulojnë zërin e një njeriu i cili nuk ishte aty. Ata e shesin incizimin si një këngë të rizbuluar të zhanrit 'blues', për të kuptuar më pas se rrena e tyre rastësisht bazohet në realitet. 

3. "TRANSIT", RACHEL CUSK Romani i dytë i shkrimtarit Cusk paraqet një trilogji të planifikuar, me një ngjarje minimale, por me një observim maksimal. Ngjarja e librit ka të bëjë me rregullimin e banesës londineze të personazhit kryesor, ku shpirti i transformimit shihet te bisedat e saj: me kontraktuesit, miqtë, dashurinë e vjetër. 

4. "MANHATTAN BEACH", JENNIFER EGAN Romani i ri i fituesit të çmimit Pulitzer, shtatë vjet pas librit "A Visit From the Good Squad", paraqet një lëvizje nga romani eksperimental, te ai historik, me një ngjarje që kryesisht zhvillohet gjatë Luftës së dytë botërore. Heroina e këtij libri, Anna Kerrigan, është një personazh si i bërë për Hollivud, me entuziazmin, brishtësinë dhe glamurin i cili ia siguron punën e re në klube të natës, të mbushura plot me gangsterë. 

5. "LINCOLN IN THE BARDO", GEORGE SAUNDERS Me romanin e tij të parë, Saunders ka bërë për vete një numër edhe më të madh lexuesish, duke marrë çmimin "2017 Man Booker Prize" për këtë rrëfim të trilluar rreth Abraham Lincolnit. Natën pas varrimit të djalit të tij të vogël, derisa zhvillohet Lufta civile, presidenti viziton varrezat për një përshëndetje përfundimtare. Ai atje shihet nga disa shpirtra të cilët nuk mund të ndahen nga mbetjet e tyre mortore. 

6. "EXIT WEST", MOHSIN HAMID Hamid na sjell rrëfimin rreth një çifti, rrë- fimi i dashurisë së të cilit fillon me të shpërthyer lufta në qytetin e tyre, emri i të cilit nuk përmendet, edhe pse ka ngjashmëri me qytetin Lahore. Rruga e vetme drejt shpëtimit është nëpërmes një serie të dyerve të bashkuara, të cilat i çojnë ata dhe shumë refugjatë të tjerë, në qytetet perëndimore, ku ballafaqohen me kërcënime të reja nga banorët të cilët do të donin që këta imigrantë të ktheheshin nga kanë ardhur. 

7. "THE CHANGELING", VICTOR LAVALLE Miti i nënës së keqe përfshihet në këtë roman, i cili ka një ngjarje që zhvillohet në periferi të qytetit të Nju-Jorkut. Apollo Kagwa dhe gruaja e tij, Emma Valentine e presin me entuziazëm fëmijën e tyre të parë, por menjëherë pas lindjes, Emma ndjen një distancë të çuditshme nga i biri. Rrëfimi analizon me kujdes normat prindërore, paragjykimet racore dhe dilemat teknologjike. 

8. "THE NINTH HOUR", ALICE MCDERMOTT Punëtoret humanitare e takojnë Annie-n në një moment shumë kritik: ajo është me barrë dhe burri i saj sapo ka bërë vetëvrasje. Falë ndihmës së murgeshave, Annie dhe vajza e saj shpëtohen nga mjerimi, por ky intervenim ka pasoja, të cilat ndihen përgjatë gjeneratave. McDermott sjell një version të 'motërsisë', e cila ka rëndësi si historike, po ashtu edhe aktuale. 

8. "THE NINTH HOUR", ALICE MCDERMOTT Punëtoret humanitare e takojnë Annie-n në një moment shumë kritik: ajo është me barrë dhe burri i saj sapo ka bërë vetëvrasje. Falë ndihmës së murgeshave, Annie dhe vajza e saj shpëtohen nga mjerimi, por ky intervenim ka pasoja, të cilat ndihen përgjatë gjeneratave. McDermott sjell një version të 'motërsisë', e cila ka rëndësi si historike, po ashtu edhe aktuale. 

10. "NEW PEOPLE", DANZY SENNA Satira më e re e Senna-s përqendrohet te një çift multiracial, Khalil dhe Maria, ku secili prej tyre ka ndjenja komplekse rreth identitetit. Me humor, mirëkuptim dhe me një çikë simpatie, romani i Senna-s është sa informues, po ashtu edhe i ashpër. 

(Kosova Sot)