Polici që rrah keqbërësit në rrugë - Kulturë - Kosova Sot
Polici qė rrah keqbėrėsit nė rrugė

Polici qė rrah keqbėrėsit nė rrugė

KRITIKË E FILMIT 'THE COMMUTER'

MacCauley ballafaqohet me disa probleme gjatë rrugëtimit të tij për në punë

L iam Neeson dhe regjisori Jaume Collet-Serra kanë bashkuar fuqitë për të katërtën herë, kësaj radhe duke sjellë trilerin në një tren Metro-Verior, që ia ka mësyrë qytetit të Nju- Jorkut. Përkundër se është tërhequr si një hero i filmave aksion, Liam Neeson ka luftuar me ujqërit (te "The Grey"), shqiptarët e këqij (te "Taken"), turqit e këqij (te "Taken 2")ka luftuar turbulencën (te "NonStop"),kishte luftuar edhe më shumë shiptarët (te "Run All Night"),gjermanët (te "Unknown")si dhe nazistët nëse dëshironi ta kujtoni filmin "Schindler's List".

Film i dorës së dytë

Por, në filmin "The Commuter", që shënon bashkëpunimin e tij të katërt me regjisorin spanjoll në moshën e tij të 65, ai do të përballet me sfidën e tij më të fortë ndonjëherë: në tentim të dërgojë "Metro-North Railroad" nga NjuJorku gjatë orës së pikut. Megjithëse do të kënaqeni duke e shikuar dhe atëherë kur jeni larguar nga kinemaja duke qeshur, filmi "Commuter" të jep ndjenjën e një prej atyre filmave që nuk bëjnë bujë më, së paku jo në Hollivud, dhe duket të jetë si një film i dorës së dytë. 

Pensionimi i turpshëm

Kështu, aktori Neeson aktron Michael MacCauley, një irlandez nga Nju- Jorku, që shfaqet duke e përdorur këtë linjë të rregullt për të udhëtuar në punën e tij që gjendet në periferi. Por, këtë ditë të veçantë, MacCauley ballafaqohet me disa probleme para se tregimi tragjik të fillojë: Ai mendon si t'i paguajë kolegjin fëmijëve derisa ai i është kthyer punës pas një pensionimi të turpshëm. Po ashtu, shpjegohet edhe fakti se kishte qenë polic nga Nju-Jorku, që edhe shpjegon përse kaq mirë di të merret me armët apo për t'i rrahur të gjithë ata që i dalin në rrugë. 

(Kosova Sot)  

10 orë e 34 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa