Aktorëve që iu desh kohë për të pasur një rol si superhero - Kulturë - Kosova Sot
Aktorėve qė iu desh kohė pėr tė pasur njė rol si superhero

Aktorėve qė iu desh kohė pėr tė pasur njė rol si superhero

 Që Tom Holland të shfaqej te “Spider-Man” u desh ta bënte edhe një tjetër film së pari

Shkathtësitë në aktrim nuk janë kërkesa e vetme për të pasur një rol në një film me superheronj. Nganjëherë një aktor duhet të tregojë nëse ai/ajo mundet të performojë akte të tilla heroike në jetën reale – ashtu siç kanë bërë yjet nga kjo listë

Nicole Kidman

Image

 

Nicole Kidman nuk ka bërë asnjë film me superheronj që kur u shfaq në vitin 1995, te “Batman Forever”. Epo, ndoshta e ka këtë mundësi, derisa është në bisedime me njerëzit e “DC” për një rol specifik, në filmin që po vjen “Wonder Woman”, sipas “The Wrap”. Ish-zonja e Tom Cruise thuhet se ajo mundet të qëndrojë krah për krah me të bijën e Zeusit.

Ryan Reynolds

Image

 

Mirë është e sigurt të themi se Ryan Reynolds gjithmonë do të jetë “Deadpool”, ose së paku ky është rasti për filmin e bërë. Para se filmi të fillonte xhirimet, Reynolds ka duruar për një dekadë për zhvillimin e ferrit, përfshirë fillimet e rreme. Në kohën kur “Deadpool” u bë, Reynolds u martua, u shkurorëzua, u martua përsëri, ka një fëmijë dhe kishte bërë disa filma tjerë. Për fat të mirë, Reynolds kurrë nuk hoqi shpresën dhe të gjithë kemi një film falë atij.

Sean Young

Image

 

Sean Young nuk i ishte qasur transformimit të trupit në rutinën e saj të fitnesit për ta portretizuar “Catwoman” në filmin e Tim Burton te “Batman Returns”. Në vend të kësaj, ajo ka transformuar se si njerëzit e kishin parë atë dhe jo për të mirë. Së pari, bëri paraqitjen e famshme gjatë vitit 1992 te “The Joan Rivers Show”, për të cilin kishte veshur kostumin e “Catwoman”. Tentimet e saj nuk kishin sukses, e disa nga rolet e saj shkuan për Michelle Pheiffer.

Tom Holland

Image

Që Tom Holland të shfaqej te “Spider-Man”, u desh të bënte edhe një tjetër film së pari. Kjo nuk duket si detyrë e madhe, por ky film ishte “Heart of the Sea”, me Chris Hemsworth. Për këtë film, dy yjet aktruan marinarët e shpëtuar nga sulmi i peshkaqenit derisa po vdisnin urie në det, që kishte kërkuar dietë me 500-600 kalori në ditë. 

(Kosova Sot)

12 orë e 21 minuta më parë
19/02/18