“Grammy Awards 2018”, këta janë yjet që do të ngjiten në skenë mbrëmjen e 30 janarit

  • 11 January 2018 - 14:02
“Grammy Awards 2018”, këta janë yjet që do të ngjiten në skenë mbrëmjen e 30 janarit

Eventi më i madh i këtij muaji padyshim që do të jetë “Grammy Awards 2018”. Industria e muzikës zhvillon ceremoninë më të madhe muzikore në nder të këngëtarëve dhe shpërblimit të punës së tyre. Ceremonia do të mbahet mbrëmjen e 30 janarit në teatrin Madison Square Garden, New York. Kjo natë shoqërohet me parakalimin e yjeve në tapetin e kuq. Përpos të nominuarve ja cilët do të jenë yjet e tjerë që do të bëhen pjesë e kësaj mbrëmje për të mos u humbur.
Bruno Mars dhe Cardi B do të performojnë këngën e tyre më të re, “Finesse”.!SZA, Kesha, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, Alessia Cara, Khalid dhe Logic do të performojnë gjithashtu në ceremoninë e 60-të të Grammy Awards.
Jo vetëm kaq, por edhe Childish Gambino, Lady Gaga, Little Big Toën, Patti LuPone, P!nk dhe Ben Platt do të ngjiten në skenën e Madison Square Garden.
Ndërkohë priten konfirmimet edhe të Kendrick Lamar, Taylor Sëfit, Jay Z, Ed Sheeran e Beyonce për të performuar.

(Kosova Sot)